Nimanbegu: UÇK është organizatë çlirimtare, të gjithë shqiptarët janë krenarë me te (video)

Nga arkivi

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i Forcës z. Genci Nimanbegu ishte i ftuar një natë më parë në një emision në TV Vijesti.

Ndër shumë pyetje të gazetarit, njëra ishte edhe ajë në lidhje me brohoritjet për UÇK-në mbrëmjen festive pas fitores së koalicionit Forumi shqiptar në zgjedhjet lokale në Tuz.
”UÇK për të gjithë shqiptarët është një organizatë çlirimtare, organizatë me të cilin në të gjithë jemi krenarë. Ai organizatë u ngrit dhe mbrojti popullin e vet nga terrori. Rreth 1 milion njerëz janë përzënë nga Kosova ”, u shpreh ndër të tjera Nimanbegu duke iu referuar luftës së vitit 1999 në Kosovë, shkruan Ulqini Online.

Nimanbegu poashtu shtoi se e ish udhëheqësit e kësaj organizate si Hashim Thaçi apo edhe Ramush Haradinaj kanë takime të rregullta dhe të shpeshta me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Më poshtë mund të shikoni të plote intevistën e z. Genci Nimanbegut për TV Vijesti.