Kryetari Nrekiq uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e 8 marsit

“Urime 8 Marsi”

Kryetari i Komunës së Ulqinit  Loro Nrekiqi uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e 8 marsit, Festës së  tyre. Në mesazh  ndër të tjera thuhet.

“Në këtë ditë  të shënuar dëshiroj të përcjell  urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat për festën e  tyre. Nderim  për  kontributin  Tuaj  të  gjithanshëm e të vazhdueshëm. Në emrin tim  dhe  në emër të  Komunës së  Ulqinit, dua  tua  uroj Festën e tetë marsit dhe të riafirmoj, përkushtimet dhe  vizionin tonë për avancimin e barazisë gjinore”.