Proekti: “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës – gjendja aktuale dhe sfidat”

Komuna e Ulqinit

Në organizim të  OJQ Qendra Rajonale për Art, Kulturë dhe Media – ELITA PLUS më datën 28 mars në Pallatin Venecia në Kala do të organizohet konferenca “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës – gjendja aktuale dhe sfidat” me pjesëmarrjen zyrtarëve të institucioneve shtetërore dhe atyre lokale, përfaqësuesit Këshillit Kombëtar dhe OJQ-ve.  I ftuar në punimet e Konferencës do të jetë Dushan Janjiq, drejtor i Qendrës për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd.  Pjesëmarrësit me fakte dhe argumente do të hedhin dritë në temën bosht të Konferencës.

Ky aktivitet  mbështetet nga  Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.