Mark Gjonaj ditën e votimeve do të jetë në Tuz

Anëtari i Këshillit Bashkiak në qytetin e Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, me origjinë nga qyteti i Ulqinit ditën e diele që përkon me diten e zgjedhjeve lokale të 3 marsit do të jet në Tuz.

Z. Gjonaj i cili i prin një delegacioni me aktivistë të diaporës sonë, do të jenë në Tuz deri në orët e vonshme. Sipas infomacioneve, anëtarët e delegacionit do të jenë në dispozicion të mediave për intervista menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, shkruan Ulqini Online.

Delegacioni në fjalë, sot e nesër janë në Kosovë për të vazhduar ditët në vijim edhe në Shqipëri ku do të kenë takime të nivelit të lartë.