Plisat e Prishtinës mesazh madhështor për shqiptarët e Tuzit

Në Rahovec të Kosovës po mbahen finalet e Kupës së Kosovës në basketboll për meshkuj.

Dita e parë e kësaj ngjarje të rëndësishme sportive u karakterizua me një mesazh simpatik të grupit të sportdashësve ”Plisat” nga Prishtina për shqiptarët e Tuzit, shkruan Ulqini Online.

”Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton vetëm shqip”, kjo ishte pankarta e shpalosur me nga grupi shumë i mirënjohur i sportdashësve në Kosovë, Plisat e e Prishtinës.

Plisat e Prishtinës janë të njohur edhe për atë se ato përcjellin në çdo ndeshje edhe kombetaren shqiptare të futbollit.

Të dielen, me 3 mars, në Tuz do të mbahen zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të Tuzit, për herë të parë pas shpalljes së Tuzit komunë e plotë. Në këto zgjedhje subjektet politike shqiptare janë grupuar dhe bashkuar në një listë zgjedhore – Forumi shqiptar.