Orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në Shkollën fillore në Shtoj

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi sot orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj.

Qëllimi i këtij takimi me nxënës është që përpos njohjes së tyre me krijimtarinë e autorit, i cili është pjesë e lektyrës shkollore, të nxisë tek ata dashurinë për krijimtarinë letrare.

Bukurinë kësaj ore letrare ia shtuan sidomos nxënësit pjesëmarrës, të përgatitur nga mësimdhënësit e tyre, të cilët recituan poezi.

Me këtë rast shkrimtari Berjashi dhuroi nga biblioteka e tij rreth 100 tituj të librave për fëmijë për bibliotekën e kësaj shkolle. Ai ia dorëzoi librat drejtorit të Shkollës, Dul Asllani, i cili shprehu falënderim për këtë donacion.

SHAI “Art Club” falënderon drejtorinë dhe personelin mësimor të Shkollës Fillore në Shtoj për mundësinë e krijuar dhe bashkëpunimin e frytshëm.