Për nder të Ditës së Ulqinit, turnir ndërkombëtar në karate

Për nder të Ditës së Ulqinit Klubi i karatesë Ulqini do të organizojë turnir ndërkombëtar me pjesëmarrjen e disa ekipeve nga vende të ndryshme, trasnmeton Ulqini Online.

Aktivitetin në fjalë do ta mbështesë Komuna e Ulqinit. Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës Loro Nrekiqi pati me strukturat e porsazgjedhura të klubit, respektivisht Presidentin e klubit Nexhat Lajka. Mysafirët vlerësuan rrolin e komunës, respektivisht mbeshtetjen e vazhdueshme që kryetari i jep zhvillimit të sportit.