Kosova festoi 11-vjetorin e Pavarësisë

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur

Si dje 11 vjet më parë, Kosova shpalli Pavarësinë. Festa kishte filluar që nga dita e shtunë dhe vazhdojë edhe të dielën.

Të shtunën, shtatë kopje të deklaratës së pavarësisë janë nisur për në komunat më të mëdha. Një nga to është vendosur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Deklarata është dërguar edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Gjithashtu në shesin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të shtunën, është hapur edhe ekspozita me simbole të Pavarësisë së Kosovës. Organizatori i kësaj ekspozite ka thënë se ekspozita i kushtohet ushtrisë dhe parakalimit që do të ketë ajo për herë të parë si ushtri.

Lokalet në Prishtinë kishin vendosur flamuj të shteteve që e kanë njohur vendin. Në ndërkohë, qendra është bërë gati edhe për manifestimin qendror që është të dielën, përcjell albinfo.ch.

Ushtria e Kosovës parakaloi në sheshe në mesditë, derisa u mbajt edhe mbledhje solemne të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Njohjet

Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28). Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.