Pagë prej 25€ më shumë për ata që vijnë në punë me biçikleta

Asambleja e qytetit italian Barit do të paguajë një shumë mujore prej 25 eurosh për ata qytetarë që vijnë në punë me biçikleta dhe do të sigurojnë fonde për të ndihmuar qytetarët që duan të blejnë biçikleta.

Bari është qyteti i parë italian që e ka futur këtë pilot projekt, i cili zgjat katër muaj dhe për zbatimin e tij nga buxheti i këtij qyteti, janë ndarë 545 mijë euro. Qëllimi nuk është vetëm reduktimi i turmave në trafik, por mbi të gjitha për t’u kujdesur për mjedisin. Si rezultat i këtij projekti, numri i çiklistëve është planifikuar të dyfishohet, shkruajnë mediat italiane, transmeton Ulqini Online.

Përveç kësaj, për të inkurajuar përdorimin e biçikletave, autoritetet e Barit janë të gatshëm për të mbështetur financiarisht ata që duan të kenë biçikletën e tyre.

Një zbritje prej 150 eurosh do t’u jepet atyre që duan të blejnë një biçikletë të re, ndërsa një zbritje prej 250 eurosh për blerjen e biçikletës me energji elektrike kurse 100 euro për blerjen e biçikletës të përdorur.