shka-ana-e-malitShoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit” ka dalur me një kumtesë për opnion nëpërmes faqes së vet në rrjetin social.

Kumtesen e plotë mund ta lexoni më poshtë.

SH.K.A.” Ana e Malit”, me seli në Katërkollë si qëllim i ka vënë vetës kultivimin e traditës së mirëfilltë anamalse, duke përfshirë kështu në mënyrë te posaçme folklorin dhe muzikën burimore të trevës sonë.
Me këtë rast i bëjmë ftesë të antarësohen të gjithë atyre personave të cilët kanë afinitete dhe që kanë dëshirë e vullnet për të kontribuar në ruajtjen e melosit dhe të valleve, të na kontaktojnë në këto numra të telefonit:
1.069416195
2.069835004
3.069033166

Njëherit Këshilli Drejtues i SH.K.A “Ana e Malit”, në përbërje:
1.Luljeta Avdiu-Cura (Kryetare)
2.Zenepa Lika (Nënkryetare)
3.Hodo Luka (Sekretar)
4.Hajredin Kovaçi
5.Bajram Seferi
6.Kristina Shkreli
7.Fortesa Nika
8.Izet Draga
9.Sead Asllani

Shpreh mirënjohje për të gjithë ato individë apo shoqata, si mbrenda vendit apo në diasporë, të cilët trevës sonë i kanë kontribuar në forma të ndryshme dhe emrin e trevës sonë e kanë ngritur sa më lartë.

Ndaj vendit tonë secili prej nesh ndien obligim moral për t’i shërbyer këti të fundit, andaj shoqata jonë është e vendosur në realizimin e qëllimeve të veta, edhepse rrugëtimi ynë mund të mos jetë i lehtë, por me ndihmen e shokëve, miqve dhe dashamirësve çdo pengesë kalohet me lehtësi.
Shoqata jonë do të mirpresë në çdo kohë sugjerimet e njerëzve entuziastë e qëllim mirë, si nga mbrenda ashtu edhe nga jashtë vendit.
Duke ju falenderuar për kohën që i kushtuat leximit të kësaj kumtese, ju përshëndesim përzemërsisht dhe ju urojmë çdo të mirë!

Katërkollë, më 01.03.2015.
Me respekt,
Luljeta Avdiu Cura, kryetare.

By admini