SHBA : Bebe Rexha sjellë befasinë e radhës – me 20 milion klikime

bebe-rexhaLOS ANGELOS CA : Këngëtarja shqiptare, në Shtetet e Bashkuara – Bebe Rexha, nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar adhuruesit e saj të shumtë se ka lansuar dhe videoklipin më të fundit, atë të këngës me titull “I’m gonna show you crazy”.” Kënga, është lëshuar në mënyrë dixhitale në 23 dhjetor 2014 në iTunes.

Simbas komentuesve të postimit të saj, thuhet se kjo këngë, është realizuar në versionin akustik, gjithashtu ajo mendohet se ka dalë mjaft e mirë dhe në video – klipe, ku ylli në ngritje – talenti shqiptar Bebe Rexha e cila jeton në Staten Island – Nju Jork, këndon dhe shfaq stilin se si një femër që mund të shkoj duke treguar si “e çmendur” ashtu si është edhe titulli i këngës  “I’m gonna show you crazy”..

Eshtë interesant fakti se kënga  “I’m gonna show you crazy”, deri tani simbas “regjistruesit” automatik në internet është klikuar nga më se 20 milionë herë në websitin Spotify – iTunes.

Kënga është llojit të kënduar singël i dytë i këngëtares, pas baladës “I can’t stop drinking about you”.

Emri i shqiptares në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë të madhe në botën e muzikës , mbas artistes me famë botërore Rita Orës nga Kosova, duket sikur është një tjetrë talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale , facebook, twitter, youtube e tjer.

Bleta ose aka Bebe Rexha është banore e ishullit Staten Island në New York dhe jetën e saj e ka të ndarë mes Los Angelosit dhe Nju Jorkut.

Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kan nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vet kurr nuk e mohon atë për të bër të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare dhe nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh ajo publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.

Adhuruesit e saj të shumtë në facebook – përmendin vizitat e saj në Dibër të Madhe vendleindjen e prindërve të saj që ajo i ka vizituar. ”Ylli” në ngjitje me origjinë shqiptare, kohët e fundit është shumë e suksesshme shkruajn mediat amerikane, aq sa ato për ditë shkruajn për aktivitetin e saj në botën e muzikës. Duke përmendur faktin se ata e kan zbuluar talentin e saj qysh kur ajo ishte 4 vjeç.Mirëpo, ato theksojnë se me rritjen  e saj u forcua edhe lidhja e saj me muzikën – duke shënuar vetëm ngjitje….prej kur ajo vazhdoi shkollën e mesme në Brooklyn në degën e muzikës./Beqir SINA/.