Basketboll: Sonte Ulqini në ndeshjen për të hyrë në plej-of, ftesë për shikuesit ti përkrahin

ERSTE Liga, liga e parë basketbollistike e Malit të Zi rikthehet në Ulqin.

Sonte, e shtune, me fillim në ora 18.00, në sallën e Shkollës së mesme Klubi i basketbollit Ulqini luan kundër ekipit shumë kualitativ Studenstki Centar (Buduqnost 2) nga të cilët kemi humbur në pjesën e parë të kampionatit, kështu thuhet në një komunikatë nga KB Ulqini.

Presim që së bashku me publikun tonë të nderuar mund që kësaj herë të arrijmë fitoren edhe të marrin vendin e 2 në tabelë.

Gjithashtu deshiroj te Ju lajmeroj se kemi planifiku qe te hollat e ndeshjes ti dhurojme akcionit humanitar Porcion Falas.

Për atë arsye, të gjithë në sallë!!!, përfundon komunikata nga KB Ulqini.