Shtoj: Duke i ikur policisë godet në automjetet policore, dy policë të lënduar

Ilustrim: Shtoji

Policia në Shtoj të Ulqinit arrestoi D.B. (38) nga Podgorica, me dyshimin se kishte transportuar rreth 200 kilogramë marihuanë, jozyrtarisht mëson cdm nga Drejtoria e Policisë.

D.B. u përpoq të iu ik patrullave të policisë, por më pas me makinën e tij ai goditi me disa herë makinat të policisë. I dyshuari u ndal dhe u arrestua. Me këtë rast, sipas informatava jozyrtare të cdm, dy oficerë policie u lënduan lehtë kurse në njërin automjet të policisë u shkaktua dëm i konsiderueshëm material.

Policia kreu hetimin dhe D.B. dhe oficerët e policisë u dërguan në një ekzaminim mjekësor për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore.