IN MEMORIAM: Xhevdet – Xho ABAZI

Xhuo-abaziTë shtunën në moshën 72 vjeçare ndroi jetë Xhevdet – Xho ABAZI njëri nga më të mirët, nga ajo plejada e art e punëtorëve të turizmit tonë të shekullit të kaluar. Xhaudeti ka lënë gjurrmë të pashlyera në hotelerin dhe turizmin tonë në fillimet e zhvillimit të tij.

Më një sharm të veçantë Xhaudeti ka bërë prezantimin e turizmit në tër panairet botërorë, në Berlin, Londër. Prag, Rom. Në ato kohëra të arta të turizmit tonë, duke falenderuar edhe punës të palodhur të Xhaudetit, qytetin tonë e kanë vizituar mijëra turistë nga perendimi, duke i sjellë qytetit dhe popullit tonë një jetë më të mirë. Më duket se në vitet e 80 të shekullit të kaluar ka pasur sezona ku mysafirët kanë bërë mbi 2.000 000 netë fjetje. Një numër e cili sot mund të jetë vetëm një fantazëm për turizmin e sotëm.

Prandaj, shumë gjenerata edhe më vonë do ta përmendin kohën kurë në turizëm ka dhenë kontribut edhe një ndër legjendat e turizmit tonë tashmë i ndjeri Xhaudet- Xho Abazi. Xaudeti ka qenë i aftë, ka qenë trim dhe guximtar. Për te mysafiri gjithmonë ka qenë në të drejt, ka folur gjuhë të huaja, dhe këto janë disa nga ato atributet të cilët e kanë qendisur këtë person. Kurdo që të bëhet ndonjë enciklopedi e qytetit tonë, ku do të përfshihen personazhët më rëndësi për zhvillimin e turizmit tonë, emri i Xhaudet Abazit do të shkruhet më germa të arta në faqen e parë.

/Shkruar nga Ismet Karamanaga, FB/