FC Ulqini u shpall kampion i turneut të mini-futbollit “Vllaznimi Soccer Tournament 2018’ në SHBA

“Vllaznimi Soccer Tournament – New Jersey 20018” – Edicioni i 10 -të

Nga Beqir SINA – New Jersey


“Vllaznimi Soccer Tournament – New Jersey 20018” – Edicioni i 10 -të

Nga Beqir SINA – New Jersey

FC Ulqini nga Nju Jorku u shpall kampion i turneut të mini-futbollit “Vllaznimi Soccer Tournament 2018’ në SHBA

NEW JERSEY : “Vllaznimi Soccer Tournament – New Jersey 2018”, Turneu i X-të i mini-futbollit për sallat e mbyllura, është një organizim mbarëkombëtar dhe sportiv themeluar dhe organizuar për çdo vjet nga struganët në SHBA, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar, përkatësishit ata që vijnë nga zona e Tri-Shteshit – Nju Xherzi, Kenektiket dhe Nju Jorku,

Këtë vit ky turne futbolli amator i komunitetit shqiptar – i cili është dhe aktiviteti më i madh sportiv i shqiptarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shënuar 10 vjetorin e saj – me pjesmarrjen e 24 skuadrave që përfaqësonin shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, shqiptarët e Sanxhakut, Çamërisë dhe trevave të tjera.

“Vllaznimi Soccer Tournament”, është turne i hapur për gjithë komunitetin shqiptar. Ky turne është krijuar nga një grup futbolldashës dhe veprimtar të komunitetit strugan në Amerikë, të cilët punojnë me futbollin edhe për ekipet e fëmijve djem dhe vajza, dhe të rriturit të moshave të ndryshme, që vijnë e përfaqësojnë ngjyrat e skuadrave përkatëse .

Formati i turneut është ai i futsal 6v6. Çdo ekip që hyn do të luajë të paktën tre ndeshje 15-minutëshe, me një gjysmëfinale dhe finale për ekipet që përparojnë në fazën e grupeve.

Turneu menaxhohet nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane, dhe sponsorizohet nga disa kompanitë të biznesve shqiptare në zonën e Tri-Shteshit, ndërsa, vullnetarët janë ata që japin një ndihmes të madhe në mbarvajtjen e këtij turneu.

“Vllaznimi Soccer Tournament – që mbahet në New Jersey, për çdo vjet ka kujdesin për ruajtjen e qetësisë dhe rendit nga Departamenti i Policisë së Nju Xhersit – NJDP, policve shqiptar sebashku me koleget e tyre amerikan po nga këto uniforma, me në krye oficerin e policisë Sherifin Lirim Kaba – i shquar për mbajtjen e rendit dhe qetësinë në mbarvajtjen e këtij turneu per 10 vjet me radhë, si pjese e ketij organizimi.

Turneu shqiptar i Mini-Futbollit – në zonën e Tri-Shtetshit, për të dhjetin vit me rradhë, u zhvillua përsëri në ditën e pushimit të Krishtlindjeve – më 25 dhjetor 2018 – në fushat sportive të kompleksit “Turf City”, në New Jersey (Nju Xhersi).

Turneu i Futbollit të Vogël – i cili luhet në salla të mbyllyra mes ekipeve vetëm shqiptare të komunitetit tonë, për Tri-Shtetshin, ka nisur me një ceremoni të thjeshtë dhe shume të bukur, ku nuk munguan dhe simbolet tona kombëtare muzika e këngët kuq e zi–

Skuadrat – 24 ekipe të komunitetit shqiptar, nga zona e Tri-Shteshit, dhe nje ekip nga Bostoni, Skenderbeu – Korçë, luajtën për 10 orë të ndara në 6 grupe, të cilat përfaqësonin vendlindjen e tyre . Pra, vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga ata vijne: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -Çamëria dhe Lugina e Preshevës, duke nxjerr në pah edhe skuadrën më të mirë të turneut, golashënuesin dhe lojtarin më të mirë, madje edhe trajnerin më të mirë.

Turneu – është përshëndetur ngrohtësisht nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, të cilët ndoqën me vëmendje këtë veprimtari, e cila është ngjarja më e mëdhe sportive e vitit në komunitetin shqiptar.

Udhëheqësit e këtij turneu, pra stafi organizator: Edip Ramadani- kryetar, Ajri Hoxha, Kalosh Sela, Izmir Alla, dhe Pajazit Mena, janë të mendimit se të tilla aktivitete po i shërbejnë më shumë zhvillimit të jetës sportive të komunitetit shqiptar, dhe si gjithmon ky turne do të mbetet mjaft i rëndësishme për vet jetën komunitare, ku fitues simabas tyre janë të gjithë, skuadrat por edhe publiku i mirekullueshem.

Në këtë turne, kësaj rradhe ishin për t’u veçuar ish futbollist profesionit si Dilaver “Dilly” Duka , dhe disa futbollist të tjer, që kanë luajtur me skuadra të tilla në Shqipëri , (Kukësi, Partizani, Skëndërbeu apo Vllaznia e Tirana), edhe ish – futbollist të Klubit të Futbollit të Prishtinës – “Prishtina FC”, përfshir të talentuarin Fatos Selimi, ose dhe futbollistin i cili aktivizohet me Klubin Futbollistik Llapi – Ardian Gjata.

Turneu i Futbollit të Vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në salla të mbyllura mes ekipeve shqiptare , ka nisur me një ceremoni të thjeshtë dhe të bukur,me daljen në fushë të ekipeve pjesëmarrëse dhe drejtueseve të këtij aktiviteti sportiv.

Skuadrat e 24 ekipeve pjesëmarrëse, të nxitura edhe nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, kanë demostruar një garë të fortë sportive Fair Play, shoqëruar shpesh here edhe me emocione të mëdha që të jep futbolli por nuk munguan dhe momenetet te nervozizmit, por fatmiresisht fale mirekuptimit vllazeror pa ndonjë incident .

Udhëheqësit e këtij turneu sportiv stafi organizator e tjer – dhe veçanërisht promotori i kësaj veprimtarie sportive të futbollit, Klubi Vllaznimi i struganëve, në Nju Xhersi, thanë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të komunitetit shqiptar, gjithmon do të mbeten mjaft të rëndësishme në jetën komunitare, dhe të dashura për brezin e ardhshëm në komunitet, fëmijet.

Moderatori i këtij turneu ishte Faton Arifi dhe Ardian Dervishi

Kjo veprimtari sportive, është mbështetur edhe nga ekipet pjesëmarrëse, të cilat mundësojn përzgjedhjen dhe organizimin e ndeshjeve si dhe dhe autoritetet e kompleksit sportiv “Turf City”, të cilat vënë në dispozicion mjediset e tyre dhe fushat e futbollit për mbarvajtjen e kampionatit.
.
Turneu u zhvillua i ndarë sipas shortit në gjashtë grupe me nga gjashtë skuadra, në të njëjtin kompleks sportiv, te lujtura në dy fusha futbolli, përkatësisht fusha A-dhe fusha B-.

Turneu nisi me egzekutimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe ndarjen e një mirënojhje për të gjithë futbollistët pjesmarrjes – një medalje nderi të 10 Vjetorit të këtij turneu.

Duke e hapur zyrtarshit Turneun e 10të të Mini-Futbollit, kryetari i kësaj qendre Burim Zhuta, u ka uruar të gjitha skuadrave pjesmarrëse suksesë dhe një “Fair Play”, duke faleminderuar të gjith ekipet për pjesmarrjjen dhe dëshiruar suksesë se cilit prej ekipeve në këtë turnir kaq të bukur që mbahet për të dhjetin vit me rradhë, tha ai i cili me këtë rast urojë edhe festa e fundvitit – Krishtlindjet dhe Vitin e Ri..

Më pasë nisën takimet në grupe : ku 24 skuadra të ndara në 4 grupe me nga gjashtë skuadra secila, luajtën në mes tyre me eleminim me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Në grupe u zhvilluan 36 ndeshje. Ndërsa 4 takime u zhvilluan në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, me pas erdhi dhe takimi Final.

Në Gjysmë-finale kaluan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre me eleminim në bazë rendtijes. Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet e Ulqinit me Vllaznimin e Struganëve, Cemi me Rumijen , Skënderbeu – Vokrri : Good Gays Vap dhe Struga me Dervishat , ku tre skuadrat e para u kualifikuan me penallti.

Në finale luajtën FC Ulqini me Cemin dy skuadra me prejardhje nga Mali i Zi , mbas 30 minutave lojë me rezultatin 1 me 0 fitoi skuadra e Ulqinit me trainer Albert Salaj, duke u shpallur dhe si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar,.

Takimi final mes FC Ulqinit dhe Cemit shënoi edhe mbylljen e këtij turneu pra me ndarjen edhe të trofeve të cilat ekipeve përkatëse dhe lojtarëve respektivë, ua dorozojë Pajazit Mena, Edip Ramadani, Egzon Zhuta, në emër të organizatorit, dhe, për respekt medaljet e kampionëve ia ndau sherifi Lirim Kaba.

Futbollistët e FC Ulqinit (me trajnerët Albert Salaj dhe Agim Ceka : ne portë Hermes Ademovi, në mbrojtje Gledis Nuza, Suad Gjeka, Bardhyl Qarri, Ritvan Mehmeti dhe Erbet Hoti, në mesfushë Taulant Salaj, Dardan Salaj dhe Mikel Agaraj, ne sulm Bledar Kovaçi – lojtari më i dalluar i turneut dhe arriti të shënoj çdo ndeshje) që u nderuan me kupën e turnirit, kishin dhe golashënuesin më të mirë me 5 gola futbollistin Emir Hakla, dhe trainerin më të mirë Albert Salaj, ndërkohë, që portieri më i mirë i Turneut 2018, u shpall Hermes Ademovi.

Në mesëpushimin e turneut dhe para takimit final organizatorët zhvilluan një ndeshje simbolike mes fëmijëve shqiptarë nga shkollat e futbollit U/10, dhe U/17. Lojë e bukur kjo e cila ka entusiazmuar spektatorët e pranishëm, karakterizuar nga një spektakël që u dhuruan fëmijët shqiptarë publikut i cili inkurajoje dhe i duartrokiti femijet.

Po ashtu me disa pika artistike, nën kujdesin e drejtuesve të këtyre grupeve, doli në fushën e blertë, ku grupi i këngëve dhe valleve, të kesaj qendre kulturore interpretojë pika muzikore me motive kombëtare shqiptare : “Vallen “Sot ka fest Shqipëria, dhe- Vallen e Tropojës “, nga vallëtarët e grupit të këngëve dhe valleve shqipe Nju Xhersi, “Këngë Kuq e Zi”, u egzekutuar nga grupi i valleve Qendrës Shqiptaro Amerikane – Nju Xhersi dhe një pjesë me cifteli nga një instrumentist i talentuar.

Duhet cekur se ky eveniment sportiv, është më i madhi në komunitet dhe është në rritje. Ky është bërë një turne sportiv që po zgjon interesin shumë të madh tek komuniteti shqiptar në SHBA, sidomos te të rinjët, madje, ai ka mbështetjen edhe të qytetit, policisë lokale, kompleksit sportiv, organizatave dhe shoqatatve, veprimtarve dhe mediave shqiptare në Amerikë.

Skuadrat e 24 ekipeve të komunitetit shqiptarë, që përfaqësojnë vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të nxitura edhe nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, kanë shprehur vetëm fjalë miradie ndaj organizatorëve të veprimtarisë më të madhe sportive të vitit në komunitetin shqiptarë.