Kryetari i Komunës së Ulqinit uron për Festën e Krishtlindjeve

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi i ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:
”Të dashur besimtarë! Sonte është nata e Kërshëndellave, një festë kjo e paqes, dashurisë dhe solidaritetit mes njerëzve.
Uroj që kjo natë festive dhe e shenjtë për qytetarët e besimit katolik të sjellë sa më shumë gëzim, dashuri dhe harmoni në familjet tuaja.”

Kryetari Nrekiq telegram urimi i ka dërguar dhe Kryeipeshkvit të Ipeshkvisë së Tivarit, Imzot Rrok Gjolleshaj .