Nju Jork: Konsullata e Kosovës nderon Richard Lukajn me çmimin për arsim

Teuta Sahatçiu

Nju Jork: Konsullata e Kosovës nderon personalitete dhe veprimtar të diasporës

NEW YORK CITY : ( ALBTVUSA – 14 Dhjetor 2018) Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork , nderoi mbrëmë në një ceremoni të thjesht me nga një Çertifikat Faleminderimi dhe një cup qelqi – 8 personalitete të diasporës dhe tre organizata të komunitetit: në fushën e gazetarisë, edukimit, për fuqizimin e Gruas, dhe për përkrahjen e profesionistëve të rinjë në SHBA.

Një ceremoni kjo e organizuar nga konsullata, në mjediset e saj ku Ambasadoria Teuta Sahatqija, mbasi vlerësoi të nderuarit pjestar të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin e tyre në fushat përkatëse për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në SHBA, foli gjithashtu për kontributin e madh të shqiptarëve të Amerikës, në vazhdimësi.

Shefja e diplomacis kosovare në Nju Jork, shprehu me këtë rast një mirënjohje të vecantë për të gjithë shqiptarët e Amerikës, për ndihmesën e tyre në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, dhe në afrimin më të madh mes shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni e Luginën e Preshevës, duke përmendur me këtë rast edhe trasformin e FSK në Ushtrinë e Kosovës.

Ajo tha se vlerësonte me nota të larta kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë në sfidat e vështira që kaloi kombi shqiptar në 106 vitet e fundit, demokratizmin e Shqipërisë, çlirimin e pavarësinë e Kosovës, liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre.

“Në fund të viti bëhet përmbledhja e gjarjeve të vitit që po e lëmë, gezimeve që i kemi përjetuar, sukseseve, kujtojmë përjetimet e kaluara, sfidat dhe mësimet e nxjerra. Kosova sot, tha ambasadorja, i ka mundësite që të garojë në sport e muzike, të bëhet pjesë e tregut global dhe të korrë suksese në teknologjinë informative, ekonomi dhe të jep vlerën e shtuar në të gjitha fushat. Parlamenti i Republikës së Kosovës e voton pakon e ligjeve për transformimin e Forcave të sigurisë në Ushtri me të cilën e forcon sovranitetin shtetror. Kjo nuk u arritë as shpejtë e as lehtë, por me shume mundi e sacrifice, me shume vuajtje e lot”.

Ambasadorja Sahatqija, u shpreh falenderuese përgjithmonë ndaj diasporës për mbajtjen gjallë të shpresës për liri, “në kohët e pashpresa, falenderojmë që mbanit familjet, shkollimin, shtetin paralel – kur shteti okupator na shtypte e angazhohej që Kosova të mos flet shqip, Ju falemnderit! që ishit zëri ynë kur ne nuk kishim zë,”.

Ndërkohë, duke nderuar me çertifikatën e Faleminderimit, personalitetet e këtij viti ajo tha se i jemi falenderues Diasporës që vazhdon pa u ndalur të mbështetë: “Fjalën e lire dhe informimin duke luftuar largësinë gjeografike dhe duke i lidhur shqiptarët anë e mbanë botës, për ekonominë permes profesionistëve që ne të mos e shtrijmë dorën më askujt por të jemi zot të vetvehtes, për mbështetjen e shkollimit suprem si armën më të fuqishme që e mbronë dhe e avancon një komb, dhe për fuqizimin e gruas duke e angazhuar gjysmën e munguar të shoqërisë”.

Ambasadoria, po ashtu premtoi se kjo traditë do të vazhdojë me vlerësime dhe ndarjen e çmimeve të mirënjohjes, për rolin thelbësor e të pamohueshëm të Diasporës shqiptare në Amerikë, kontributin e ndihmën e madhe në çështjen tonë kombëtare, si dhe për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të vërteta njerëzore e traditave të mrekullueshme të shqiptarëve në diasporë : “Ky vlerësim në prag të këtyre festave, është për ju që jeni sonte në këtë sallë, por në vazhdim do të jen të tjerë veprimtar e personalitete shqiptare, kudo në Shtetet e Bashkuara, që do të nderohen për kontributin , respektin dhe krenarinë e të qenit shqiptarë në diasporë”.

Duke iu uruar Mirëseardhëjen në zyrën e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Neë York, pjesëmarrësve drejtuesja e kësaj ceremonie Ambasadorja Tetuta Sahatqija, faleminderojë dy artistet Klodina dhe Elona, për interpretimin e disa pjesëve të bukura të muzikës Shqipe, “me të cilat i keni dhënë një dritë të bukur eventit”, tha ajo.

Ndërkohë , që prezantoi Znj. Klodina Morina profesoreshe e Flautës, e cila jeton dhe punon ne Baltimore, Fakultetin ne Prishtine, Magjistraturen ne Shkup dhe Znj. Elona Muca profesoreshe e pianos, jeton ne Neë Jersy – Universiteti i Mon Clair dhe Conservator i Moskes, ftoi të pranishmit në ndarjen e faleminderimeve.

Çmimi për gazetari :

Zëri i Amerikës, Edicionin shqip

“A është dikush në Kosovë që nuk e din për Zërin e Amerikës? A është dikush që nuk e mbanë në mend me sa ankth e gëzim pritnim të dëgjonim lajmet dhe të sigurohemi se dikush po dëgjon se cka po ndodhë në Kosovën e okupuar? Zëri i Amerikës, sot vazhdon me të njejtin profesionalizëm të jetë burim i lajmeve dhe të jetë zëri i respektuar dhe shumë kredibil nga toka e Amerikës, mikut tonë më të madh.

Duke pasur respektin maksimal për punën e të gjithë gazetarëve të Zerit të Amerikës, Edicioni shqip, ne deshtëm që sot me një symbol të vogël të tregojmë Falenderimin e madh dhe respektin për punën tuaj shumëvjecare dhe kontributin për gazetarinë shqipe nëpër botë.”

Për Zërin e Amerikës Faleminderimin e mori Zonja Laura Konda

Z. Halil Mula, RTV21

“Z. Halil Mula nuk ka nevojë për prezantim të vecantë. Ai konsiderohet si anëtarë i Misionit tone, pjesë e familjes. Lilo siq e quajmë ne që e quajmë vehten miq të tij, është cdo here aty ku është lajmi, ku ndodhin gjërat. Gjithmonë i qetë, i buzëqeshur, shume dashamirës dhe shumë punëtor. Halili me raportimet e tij i ka anuluar barierat gjeografike dhe përmes reportazheve të Halil Mulës, publiku Kosovar është i njohtuar me cdo gjë që ndodhë në Amerikë, në komunitetin shqiptar. Përmes RTV21 cdo reportazh i Halilit ka audience maksimale dhe përcillet nga numër shumë i madhë i shiquesëve.

Halili si correspondent i akredituar pranë KB, shumë shpesh luan rolin edhe të mikpritësit në hapsirat e KB për ne, diplomatët e RKS në Neë York, për delegacione që vijnë, student etj. Në pamundësinë tone për ti kryer këto veprime, Halili luan rolin e Misionit të Kosovës pranë KB.”

Me një simbolikë të vogël por mirënjohje të madhe e falenderojmë Z. Halil Mula për kontributin për gazetari, për përkrahjen në kuadër të KB dhe për vlerat e tij të jashëzakonshme njerëzore.

Beqir Sina – ALBTVUSA –

Falenderimin për kontributin tuaj në gazetari z. Beqir Sina edhe nje “anëtar” i familjes tonë. Aty ku ndodhë dicka, Beqiri është aty me aparatin e tij për të kapur momentet që shenojnë më së miri ngjarjen. Me intervista të shumta dhe panumër fotografi, Beqiri nuk e harron askë dhe me shpejtësi lajmi e fotot përmes postimeve të tij marrin dhenë. Bile më shpejtë se që jemi ne vetë në gjendje të mbledhim e ti postojmë.

Mediat dhe qytetarët në Kosovë janë detajisht të informuar për cdo ngjarje, organizim, përgaditje duke i falenderuar përcjelljes së zellshme të Z. Beqir Sina.

Adem Belliu – TV Albanian Culture

Z. Belliu përmes kamerës së tij jo vetëm që regjistron eventet Brenda komunitetit shqiptar në Neë York e gjetiu, por ndërton ura lidhëse mes shqiptarëve. Permes syrit të tij komuniteti, e besa edhe ne tashme si pjese e komunitetit, jemi dëshmitar të sukseseve të anëtarëve, të organizimeve, të lajmeve.

Z. Belliu – Felenderim për kontributin për gazetari dhe përhapjen dhe ruajtjen e gjuhes dhe kulturës shqipe në diasporë.

Dalip Greca: Gazeta Dielli

Z. Dalip Greca unë nuk e quaj vetëm Gazetar, por edhe historian, e guardian të traditës së ndritshme shekullore. Personi që përmes Gazetës Dielli ndërton historinë e re të Vatrës dhe të popullit shqiptar në SHBA dhe kudo nëpër trojet shqiptare, histori kjo e bazuar në punën madhore të parardhësve të tij. Ai regjistron për librat ngjarjet nga të gjithandej që shenojnë të sotmen tone dhe ndertojnë librin e bukur të histories shqipe.

Vehbi Bajrami – Gazeta Illyria

Gazeta Illyria u themelua në 1991 si nevojë për të artikuluar gjendjen e rrëndë nëpër të cilën po kalonte polulli shqiptar npn okupacionin mizor të Millosheviqit. Roli i saj është i pamohueshëm në fazat e ndryshme të histories tone të re.
Z. Vehbi Bajrami, Faleminderim duke pasur respect për kontributin tuaj për gazetari

Çmimet për Edukim:

Më 1989 kur u suprimua Autonomia e Kosovës, filloi Apartheid ii forms së rrëndë mu në zemër të Europës. Millosheviq si veprim të pare pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës, mori veprimin për mbylljen e Universitetit të Prishtinës në gjuhën shqipe. Vazhdoi mbyllja e shkollave të mesme në gjuhën shqipe dhe u lejuan vetëm shkollat fillore. Ky plan mizor ka planifikuar që shqiptarët e Kosovës të nisnin shekullin e 21të, si njerëz të pashkollë e shërbëtor të tyre.

Kjo nuk ndodhi pasi rezistenca paqësorë në krye me Ibrahim RUgovën organizuan sistemin parallel të arsimit. Atë kohë shtepitë u shëndëruan në shkolla dhe mbajtën gjallë edukimin, duke mos lejuar degradimin e gjithë kombit.

Edukimi kualitativ është arma më e fuqishme e mbrojtjes së një populli që siguron të ardhme të ndritshme.

Richard Lukaj :

Prandaj Hapja e Universitetit Amerikan ne Prishtinë në fakt ka shenuar pikërisht atë cka i duhet Kosovës. Shkollën me system amerikan, lidhjen me kulturën, edukimin, mënyrën e mendimit perëndimor dhe Diplomën amerikane që hapë rrugë për avancim për të rinjtë. Ky universitet ka vendosur kriteret e larta për të gjitha shkollat.

Richard Lukaj, si vizionar e ka ditë këtë dhe është angazhuar për hapjen e AUK. Ishte ky një veprim vizionar, largpamës dhe shumë dashamirës për krijimin e një gjenerate të rinjëve që janë të shkolluar në Universitet Amerikan në Prishtinë dhe kanë vazhduar shkollimet Master e PhD në Amerikë. Keta të rinj kanë mesuar të kenë mendim kritik dhe aftësi për marrjen e vendimeve të pavarura, duke shtuar këtu dashurinë e madhe për mikun tonë Amerikën.

Z. Richard Lukaj, për largpamësi, me një simbolikë të vogël falenderimin e madh në fushën vizionare të edukimit.

Ed Hammel :

Z. Hammel është mik ynë i përbashkët, i cili ka punuar shumë në krijimin e KAEF – Fondit Kosovar Amerikan të Edukimit : “ Cdo vit ai dhe miqt e tij punojnë shumë për të mbështetur me anë të fondtit të tyre, studentët e shkëlqyer për Shkollimin dhe Diplomimin e tyre në universitetin prestigjoz “American University”, dhe vëcanërisht te të rinjët kosovar .

Këtë vit KAEF do të celebroi 100 vjetorin e këtij programi prestigjoz, zoti Hamel ju ftojmë të merrni këtë mirënjohje simbolike të “vogël”, për punën e shkëqyer që bëni.

Kontributi për fuqizimin e grave

Beti Beno :AAWO Motrat Qiriazi

Ato sivjet kanë festuar 25 vjetorin e ekzistencës dhe punës së palodhshme për fuqizimin e gruas shqiptare në SHBA dhe ndihmën e pakursyer për vendlindje. Këto gra të vyeshme kanë ndihmuar në Kosovën në kohra shumë të vështira me të gjitha mënyrat e mundshme. Sot Motrat Qiriazi ndihmojnë me bursa vajzat nga trojet shqiptare, kanë ndihmuar shërimin e femijëve, mbajtur trajnime për përgaditjen e vajzave të reja në kërkim të punës duke përmirësuar CV dhe duke i mentoruar ato.
Per kontributin e Organizatës Motrat Qiriazi për fuqizimin e grave dhe vajzave, Falenderimin si shenjë respekti për punën tuaj. Kryetare Znj Beti Beno .

Mimoza Djaci : Hope and Peace

Znj Mimoza Dajqi për shumë vite punon dhe angazhohet për fuqizimin e gruas, zbardhjen e krimeve gjatë kohës së komunizmit sidomos ndaj gruas dhe përfaqëson gruan shqiptaro amerikane në forume të ndryshme. Zonja Dajqi Falenderimin për punën!

Kontributi për fuqizimin e të rinjëve profesionist

Leonard Gega : APEN

Gjeneratat e reja në diasporë në njerën anë falë shkollimit dhe rrjetëzimit kanë mundësi të hapin fusha të reja në profesionet e tyre. Por në anën tjetër, të ndikuar nga ambient asimilues, kanë rrezikun e zbehjes së përkatësisë kombëtare dhe lidhjeve me vendlindjen.

Rrjeti i profesionistëve shqiptar në SHBA mbledhë në gjirin e saj profesionistët shqiptar të fushave të ndryshme dhe kultivon dashurinë për gjuhën, vendlindjen. Një numër i këtyre profesionistëve të rinj tashmë janë duke bashkëpunuar me kompanitë në Kosovë e Shqipëri duke forcuar lidhjen me vendlindje të prindërve të tyre dhe duke kontribuar në fuqizimin e ekonomik, që sot paraqet Partiotizmin modern.

Z. Leonard Gega, Felnderimin si shenjë e respektit për punën e organizatës në fuqizimin e rinisë profesioniste shqiptare në SHBA.

Ceremonia e ndarjes së faleminderimeve, organizuar nga Konsullta e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jurok, në prag të festave të fund vitit , vazhdojë me pjesën tjetër, atë të fundit të një mini-koncertit përshëndetës shoqëruar me muzikën klasike Shqipe në interpretim të dy artistevë: Flauta – Znj Klodina Kabashi Morina dhe në Piano – Elona Muca, dhe një koktejli përshëndetes me urime për festat e fund vitit nga të gjithë të pranishmit dhe urimeve të pjesëmarrsve./Bota sot/