Ushtria e Kosovës – një “Made-in U.S.A!” ne Ballkan!

Nga Beqir SINA

NEW YORK CITY : Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se pa diasporën shqiptare në Amerikë, Kosova, kurrë nuk do të ishte e pavarësuar, dhe nuk do të ishte këtu ku është sot.
Këto komente Tahiri, i ka bërë pasi kthimit nga Amerika, ku ai ka marrë pjesë bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, dhe takimet shumë të rëndësishme me zyrtarët e lart amerikan në Nju Jork dhe Uashington, dhe natyrisht komunitetin shqiptar në SHBA.
Tahiri, ka pohuar se gjatë qëndrimit njëjavor në Amerikë, ata kanë konfirmuar partneritetin strategjik të Kosovës me amerikënt.
“Kosova, është e bekuar me miqësinë me SHBA-në. Duhet ta ruajmë, ta nderojmë dhe kultivojmë atë. Miqësia me SHBA-në është dhe do të mbetet e shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. Këtë miqësi e mundësoi Diaspora shqiptare në Amerikë që nuk kurseu asgjë për të ngritur çështjen kombëtare. Aferim të gjithëve, se pa ju kurrë Kosova nuk do të ishte këtu”, ka shkruar Tahiri, në FB
Komuniteti shqiptar, si njoftoi Bota sot, nga Nju Jorku, më parë dihet se ka pasur edhe një takim me Diplomatin e karrjerës Philip S. Kosnett nga Virxhinia, i cili së fundi është edhe ber edhe pasardhës i ambasadorit Greig Delawies si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, caktuar nga Presidenti Donald Trump.
Takim ky, i mbajtur dy muaj me pare në qendër të Nju Jorkut, me një grup anëtarësh të komunitetit shqiptar,( lider, veprimtar, afarist, gazetar dhe artist ), përfhsirë ndër të tjerë, edhe veprimtarin e dalluar Harry Bajraktari, ish Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, z. Avni Mustafa, humanistja Albana Krasniqi, Aktori shqiptar Shpend Xani dhe Besa Gashi – Xani, Dr. Sulejman Çelaj, veprimtarët Bleron Baralliu, Uk Lushi, Valon Nikçi, afaristi Avni Gecaj, dhe gazetari Halil Mula.
“Takim i shkëlqyer dhe produktiv në New York City me ambasadorin e ardhshëm të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip S. Kosnett ( bëhej fjalë për atë takim). Kosova, është me fat dhe e bekuar të ketë një mik si Amerika”, shkruajti në llogarinë e tij pas këtij takimi Uk Lushi, I cili qe njëri prej pjesmarrësve .
Mirëpo lind pyetja pse Presidenti Trump caktojë pikërisht këtë ambasdor në këtë moment kaq “delikat” dhe te rendesishem per Kosoven dhe SHBA. Përgjigjeja më e thjesht, është se Kosnett më së fundi në karjerën e tij diplomatike, ka qenë i ngarkuar me punë i përkohshëm në Kosove dhe gjithe rajonin pothuajse, dhe se me mire se ai nuk ka diplomat qe ta njohe situaten.
Ai gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të SHBA-ve në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett, ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.
Ai e njeh Kosovën më parë se të vinte në këtë post kaq të rëndësishëm dhe në këtë moment kaq të rëndësishëm mbasi ai ka shërbyer ne Kosove, ashtu si ka sherbyr si zëvendës zhef misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Hollandë dhe Japoni. Ka një shprehje : “ Në qiell – po qese nuk ka re, dhe bubullima! nuk ka as shi dhe as breshër !“
Vizita, pritja dhe nderimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Akademinë Ushtarake “West Point” nga Gjeneral Lejtnant Darryl A. Williams me bashkëpunëtorë, dhe më pas në Pentagon, ishin lajmetaret qe e dhane te parat sinjalin se do te vihej deri ketu.
Sepse, kur e thone SHBA, ajo ka mbaruar……!
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut, por edhe në procese të tjera, u tha pas vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në selinë e Pentagonit në Uashington.
“Sekretari Mattis konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë”.
Haradinaj, në takim me krerët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë se ushtria e Kosovës do të jetë “garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë”.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu në West Point falënderoi Gjeneralin Williams për pritjen dhe për ndihmën që është duke e dhënë kjo Akademi për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ofrimit të studimeve për kadetët kosovarë, e që aktualisht këtë Akademi janë duke u shkolluar dy kadetë të FSK-së, Arnela Shala dhe Ylli Dalladaku.
“Vendi ynë është falënderues për gjithë kontributin që ka dhënë Amerika, si në kohë lufte po ashtu edhe paqeje. Jemi përherë mirënjohës që i kemi aleat të fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Haradinaj.
Ndër të tjerash, Kryeministri Haradinaj, duke folur para përfaqësuesve të “West Point Academy”, për transformimin e FSK-së në ushtri, tha se Kosova është e gatshme që ta ketë ushtrinë, e cila do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.
Gjeneral Lejtnant Darryl A. Williams, pasi falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën, tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e parezervë të këtij institucioni përmes ofrimit të trajnimeve dhe studimeve ushtarake për pjesëtarët e FSK-së.
Nga Gjenerali Williams, Kryeministri Haradinaj ka pranuar një dhuratë me simbolet e Akademisë Ushtarake “West Point”, ndërsa kryeministri Haradinaj e ka nderuar Gjeneralin Williams me medaljen e Skënderbeut.
Në Akademinë Ushtarake “West Point” ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe Gjeneral Xhavit Gashi konsull i Kosovës në Iowa.
Pra e thënë paksa më shqip Ushtria e Kosovës është një “Made-in USA “, mbasi SHBA dëshiron të ndihmojë Formimin e parë të Ushtrisë së Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara, sapo kanë njoftuar mbështetjen pa rezervë për një ushtri të Kosovës, një sugjerim ky jo mirëpritur nga Serbia apo aleati i saj rus.
Një vizitë e kohëve të fundit në Ballkan nga Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Aaron Wess Mitchell, sugjeron që administrata Trump ka për qëllim të rifitojë ndikimin në Ballkan. Një përmendje e mbështetjes për një ushtri të Kosovës mund të jetë një përgjigje ndaj perceptimeve ndërkombëtare se Rusia është tani faktori kryesor politik në rajon, e jo SHBA.
Arsyetimi pas vizitës së Mitchell nuk ishte i paqartë, siç ishte edhe pikërisht ajo që ndodhi ndërmjet Mitchell dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Shumica supozonin se Mitchell nuk nuk shkoi në Beograd për të paraqitur edhe një herë politikën e Shtëpisë së Bardhë lidhur me çështjen e Kosovës.
SHBA njofton mbështetjen për ushtrinë e Kosovës Analistët e politikës së jashtme , nga Beogradi dhe Rusia u befasuan në një deklaratë në veçanti të Mitchell gjatë vizitës së tij në Beograd : “Kosova ka të drejtën të formojë një forcë profesionale për të adresuar sigurinë … dhe kjo nuk do të jetë një kërcënim për Serbinë apo serbët.”.
Mitchell shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjen e Kosovës për të formuar një ushtri apo “forca sigurie”. Mitchell e pranoi se për ta bërë këtë, nevojitet një amendament kushtetues dhe pëlqim nga pakicat e Kosovës, kryesisht serbë.
Në përgjigje të deklaratës së Mitchell për një ushtri të Kosovës, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha: “Unë i kërkoj të gjithëve të gjejnë një letër të vetme, një letër të vetme në një akt ndërkombëtar që thotë se është e lejuar … Një ushtri e Kosovës shkon kundër të gjitha akteve ndërkombëtare”.
Shkurt Vucic më tej deklaroi se çdo përpjekje e Kosovës për të hyrë në Kombet e Bashkuara duhej të miratohej nga Serbia.Fjalët e Michellit provokuan një përgjigje të fortë nga Rusia, e cila nuk është gati të heqë dorë nga influenca e saj në Ballkan.
Rusia kthehet në nocionin e një ushtrie të Kosovës Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi në mënyrë eksplicite se Rusia nuk do të toleronte krijimin e një ushtrie të Kosovës. Zakharova paralajmëroi se një ushtri e tillë do të përbënte një kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit, dhe mbi të gjitha Serbinë, e cila ende konsiderohet aleati më i rëndësishëm rus në Ballkan.
Kërkesa e Bashkimit Evropian që nëse Serbia dëshiron të bashkohet me E.U. Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur më tej është një këmban për marrëdhëniet Kosovë dhe Serbi. Udhëheqësit politikë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, janë nën presion të madh për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën nëse dëshirojnë ta udhëheqin vendin drejt E.U. integrimit.
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett thotë se veprimi i Prishtinës për të krijuar një ushtri të rregullt do të marrë “shumë vite”.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur lëvizjet e Kosovës drejt krijimit të një ushtrie të rregullt, por ajo u përpoq t’i siguroj ata që kundërshtojnë veprimin duke insistuar se procesi do të marrë “shumë vite”.
Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett, bëri komentet në një intervistë me televizionin e RTK-së më 8 dhjetor, përpara se parlamenti kosovar të vendosë të votojë nëse do ta transformojë forcën e lehtë të armatosur të vendit ballkanik në një ushtri kombëtare.
Komentet e SHBA erdhën disa orë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se tha se plani i Kosovës ishte “i gabuar” dhe shkonte “kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s”.
Beogradi dhe serbët etnikë në Kosovë kanë kundërshtuar me forcë krijimin e një ushtrie kosovare, duke thënë se kjo do të shkelte rezolutat e OKB dhe do të përdoret kundër pakicës serbe të vendit – një kërkesë e refuzuar nga zyrtarët në Prishtinë.
Kosnett tha se “është e natyrshme për Kosovën si një vend sovran dhe i pavarur që të ketë një aftësi të vetëmbrojtjes”.
“Disa njerëz në vendet fqinje janë fiksuar në një datë të caktuar që po afrohet shumë shpejt dhe kanë shprehur shqetësime se evolucioni i [Forcës së Sigurisë së Kosovës ose FSK] në Forcat e Armatosura mund të ketë implikime negative për sigurinë”, tha ambasadori .
“Ajo që do të them në lidhje me këtë është se ky është një proces që do të zgjasë shumë vite. Kosova ka çdo arsye, çdo të drejtë për të pasur një aftësi të vetëmbrojtjes”, shtoi ai.
“Nëse ata e kalojnë këtë ligj ose ndryshojnë arna mbi shpatullat e personelit në një datë të caktuar, nuk është gjëja më e rëndësishme,” këmbënguli Kosneti.
Ajo që është e rëndësishme është se do të jetë një proces “i gjatë, i qëndrueshëm dhe multietnik” që përfshin serbët etnikë dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera, shtoi ai.
Kosnett bëri thirrje gjithashtu për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “është e rëndësishme për njerëzit në të dy vendet të kuptojnë perspektivën e anës tjetër”.
“Sepse kur nuk komunikoni, çdo lloj frike do të ngrihet në sipërfaqe dhe njerëzit gjithmonë kanë frikë nga ajo që nuk e kuptojnë”, shtoi ambasadori.
Ushtria e re që do të shpallet nesër në Kuvendin e Kosovës, do të ketë një buxhet vjetor prej 98 milionë euro (111 milionë dollarë), me 5,000 trupa të armatosur me armë të lehtë të këmbësorisë dhe 3,000 rezervistë. Simbas , disa burimeve jo zyrtare nga SHBA, Kosova do të ketë jo vetëm ushtrinë tokësore, por do të ketë edhe edhe forcat ajrore – në kuadër të Ushtrisë së Kosvës –