Lajmi i ditës vjen nga Tuzi – Bashkohen Alternativa dhe LDSH?

Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, janë në prag të marrëveshjes parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 Marsit, për komunë të plotë të Malësisë, mëson jo zyrtarisht portali Malesia.Org.

Përpos marrëveshjes midis ASH-së dhe LDSH-së, të cilët sipas të dhënave tona, kanë bërë marrëveshje, pjesë e këtij koalicioni pritet të jetë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.