”Thirrje partive shqiptare në qeverinë e Malit të Zi”

Milesh

Lidhja Demokratike Shqiptare në një deklaatë të saj, shpreh indinjaten më të thellë me rastin e heqjes dhe marrjes së flamurit shqiptar nga shtëpia e Emin Beqoviq, në Milesh.

Po ashtu ky subjekt pokitik dënon aktin e gjykatës e cila merr në pyetje dhe kercnon penalisht z. Beqoviq, shkruan Ulqini Online.

LDSH poashtu  i bën thirrje pushtetit, por edhe partive shqiptare të cilat janë pjesë e Qeverisë, që të parandalojnë këto provokime dhe dënime që po bëhen në dëm të shqiptarëve autokton.

Flamuri shqiptar nuk u ka penguar në kolonat dhe tubimet përkrahëse të referendumit për pavarësim të shtetit, kurse sot u pengon mbi kulmet e qytetarëve lojal, përfundon deklarata e LDSH-së.