Të promovojmë trashëgiminë kulturore

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni pritën një delegacion nga vise të ndryshme të regjionit të shoqëruar nga afaristë të njohur të Ulqinit.

Në takim përfaqësuesit nga Mostari, Tirana, Gjirokastra dhe Ulqini prezantuan mundësitë e bashkëpunimit, veçmas në planin e organizimit të Panaireve të artizanateve që kanë për qëllim ruajtjen dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, folklorit, promovimit të ofertës turistike etj. mësohet nga Komuna e Ulqinit.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi edhe me ketë rast përsëriti qëndrimin se komuna ka përkrahur dhe do të përkrahë projektet që promovojnë vlerat e mjedisit tonë dhe ata që i kontribojnë forcimit të marrëdhënijeve të fqinjësisë së mirë në rajon.

Përndryshe ka vite që në qytetin tonë me sukses vepron Shoqata e artistëve dhe artizanateve ”Globus Art” e cila organizon Panairin e rregullt veror apo atë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane që kanë për qëllim promovimin e vlerave.