KKSH: Veprimet e policisë të papranueshme, tendencioze dhe të përsëritura

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka ka reaguar rreth ngjarjes së ndalimit të qytetarit S. V. nga Ulqini nga ana e policisë pasi kishte stolisur veturën e tij kishte dy flamuj të vegjel për festën më të madhe të shqiptarëve, Ditën e Flamurit.

Në reagimin e KKSH-së, të nënshkruar nga kryetari Faik Nika, shprehet shqetësimin dhe dënohen veprimet e zyrtarëve të Policisë, Filialit të Sigurisë Ulqin, të cilët kanë ndaluar dhe procesuar qytetarin me kombësi shqiptare të Komunës së Ulqinit për shkak të shpalosjes së simbolit kombëtar (flamurit) në veturën e tij, më datë 28 nëntor 2018, datë që shënon Ditën e Flamurit Kombëtar, ditë feste për shqiptarët.

Këshilli poashtu konsideron të papranueshme dhe tendencioze veprimet tashmë të përsëritura të zyrtarëve të Policisë në Mal të Zi, rasti i fundit në Ulqin, të cilët në zbatim të nenit 23 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, procesojnë qytetarët me përkatësi etnike shqiptare për shkak të shpalosjes së simboleve kombëtare (me argumentin se kanë paraqitur në vende publike simbolin e një shteti tjetër e që denohet sipas ligjit) e drejtë kjo që pakicave kombëtare iu garantohet me Kushtetutën e Malit të Zi neni 79 pika 2 dhe po ashtu me Ligjin aktual për përdorimin e simboleve kombëtare neni 1, 2 dhe 3.

Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

 

KUMTESË PËR OPINION

 

Këshilli Kombëtar- reagimi publik lidhur me ndalimin e qytetarit për shfaqjen e simboleve kombëtare

 

 

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shpreh shqetësimin dhe dënon veprimet e zyrtarëve të Policisë, Filialit të Sigurisë Ulqin, të cilët kanë ndaluar dhe procesuar qytetarin me kombësi shqiptare të Komunës së Ulqinit për shkak të shpalosjes së simbolit kombëtar (flamurit) në veturën e tij, më datë 28 nëntor 2018, datë që shënon Ditën e Flamurit Kombëtar, ditë feste për shqiptarët.

 

Këshilli i konsideron të papranueshme dhe tendencioze veprimet tashmë të përsëritura të zyrtarëve të Policisë në Mal të Zi, rasti i fundit në Ulqin, të cilët në zbatim të nenit 23 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, procesojnë qytetarët me përkatësi etnike shqiptare për shkak të shpalosjes së simboleve kombëtare (me argumentin se kanë paraqitur në vende publike simbolin e një shteti tjetër e që denohet sipas ligjit) e drejtë kjo që pakicave kombëtare iu garantohet me Kushtetutën e Malit të Zi neni 79 pika 2 dhe po ashtu me Ligjin aktual për përdorimin e simboleve kombëtare neni 1, 2 dhe 3.

 

Këshilli Kombëtar, për njoftim, që në vitin 2012 i ka dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, shkresën së bashku me Flamurin Kombëtar, përmes të cilës e njofton organin përkatës se cili është simboli kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi, e që pakicat kombëtare (në rastin tonë shqiptarët) kanë të drejtën e përdorimit të lirë të tij, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin aktual për përdorimin e simboleve kombëtare.

 

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për këtë rast kanë njoftuar dhe do të informojnë zyrtarisht të gjitha organet relevante shtetërore në Mal të Zi dhe ato ndërkombëtare të cilat monitorojnë implementimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

 

Po ashtu, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve mbështet plotësisht iniciativën e nënkryetarit të Parlamentit  të Malit të Zi, deputetit Genci Nimanbegut, për ndryshimin e Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, konkretisht shfuqizimin e nenit 23 të këtij ligji.

 

 

KRYETARI
Faik Nika