Grekët do të kërkojnë naftë në det pranë Ulqinit në fillim të vitit 2019

 

Një kompani gekek ka ka marrë koncesion nga Qeveria e Malit të Zi për të eksploruar naftën në dy blloqe në Ulqin kurse hulumtimi sizmik do të zgjesë nga 13 deri në 20 ditë.

Marrëveshja e koncesionit është për 30 vjet dhe i referohet disa blloqeve në bregdetin e Ulqinit, në afërsi me Shqipërinë, skruan Ulqini Online.

Ambientalistët dhe shoqëria civile kanë kundërshtuar kërkimet në det duke thënë se ndërhyrja shkatërron ekosistemin dhe prish rajonin bregdetar të Ulqini.

Duket se Ulqini ditë e më shumë po i largohet destinacionit për të cilin ai është i njohur, qytet turistik. Në qytet kohë më parë ka përfunduar dhe pret fillimin e punës një central me erë për prodhimin e energjisë elektrike në Mozhur të Ulqinit. Poashtu në plan është edhe  ndërtimi i një centrali të ri diellor që pritet të ndërtohet në Malin e Brisë.