Delegacioni i Këshillit të Evropës pyet Nrekiqin për incidentin në Shas dhe ndalimin e qytetarit për flamur

Një delegacionin e Këshillit të Evropës, respektivisht anëtarët  e Komitetit  këshillimor të Konventës për  Mbrojtjen e Pakicave të kryesuar nga  Laura Maria Craciunean Tatu vizituan para dy ditëve Komunën e Ulqini ku u priten nga kryetari Loro Nrekiq.

Ndër shumë pyetje të shumta nga ana e mysafirëve ata kërkuan  sqarime për Liturgjinë e mbajtur nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në Shas por edhe ndaljen e një personi  nga ana e policit  për vendosjen e flamujve shqiptar në automjetin e tij në Ditën e flamurit kombëtar, shkruan Ulqini Online.

Kryetari Loro Nrekiqi  duke  i dëshiruar mirëseardhje tha se Ulqini është i njohur si mjedis i multikuturës dhe diversitetit jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjërë dhe se marrëdhënijet  ndërnacionale këtu tradicionalisht kanë qenë të mira.

Rrespektimi i të drejtave të pakicave  është çështje  të cilës  ekzekutivi i kushton vëmëndje të vecantë tha Nrekiqi  dhe nënvizoi  se sejcili projekt i ardhur nga ta është mbështetur nga komuna.  Ai dënoi aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të pakicave.