Konferencë shkencore në Korçë, Dr. Draga u paraqit me temën rreth arsimit shqip në Mal të Zi

Korça – Foto: Albania

 

Në bashkëorganizim të Universitetit “Fan S.Noli” Korçë, Universitetit “Hasan Prishtina” Prishtinë, UBT-Prishtinë, Qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike-Shkup dhe Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, në Korçë me 22 nëntor 2018 u mbajt Konferenca shkencore mbarëkombëtare kushtuar 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Në konferencë me kumtesa janë paraqitur 34 studiues nga Shqipëria, Kosova,Maqedonia, e Mali i Zi. Konferenca punimet i ka zhvilluar në tre seksione: gjuhësi dhe letërsi, edukimit dhe kulturës dhe ate të historisë, shkruan Kohapress.

Përfaqësuesi i vetëm nga Mali i Zi ishte dr.Nail Draga i cili është paraqitur me kumtesën “Arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi-nga monizmi në pluralizëm” Sipas organizatorëve kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë.