AKTIVISTËT RINORË TË ULQINIT I DORËZOJNË INICIATIVË VETËQEVERISJES LOKALE

 

Aktivistët rinorë nga Ulqini, sot, në sportelet e Komunës së Ulqinit dorëzuan Iniciativën për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor dhe planifikimin e “buxhetit për të rinj” për vitin 2019. Ata u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Komunës z. Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim aktivistët rinorë i prezantuan Kryetarit pikëpamjet e tyre rreth nevojës së hartimit të një politike cilësore rinore në komunën tonë dhe të shfaqjes së një përkushtimi më të madh ndaj të rinjve nga ana e Pushtetit Vendor. Në mënyrë ceremoniale ata i dorëzuan Kryetarit edhe iniciativën në formë dokumenti, të nënshkruar nga 78 aktivistë rinorë, me të cilën kërkojnë hartimin sa më të shpejtë të Planit të Veprimit Rinor, në mënyrë që interesat e të rinjve të Ulqinit të realizohen me aktivitete konkrete.

“Miratimi i Strategjisë Rinore Lokale dhe Planit të ri Lokal, do të rriste ndjeshëm nivelin e kënaqësisë së qytetareve me cilësinë e punës së Vetëqeverisjes Lokale e në veçanti ndërgjegjësimin për mundësitë e përmirësimit të politikave rinore” – ishte një nga konstatimet e këtij takimi.

Iniciativa mbështetet në Ligjin për Rininë, i cili në nenin 24 përcakton domosdoshmërinë e vetëqeverisjes lokale që të hartojë planin e vet të veprimit rinor dhe të sigurojë buxhetin e nevojshëm për zbatimin e këtij plani.

 

Pas takimit me Kryetarin e Komunës, aktivistët rinorë vizituan Byronë Qytetare, e cila paraqet pikën e parë të kontaktit të qytetarëve me administratën e Komunës. Shefi i këtij shërbimi z. Arjan Lamoja organizoi një prezantim të shkurtër për të rinjtë mbi funksionimin e këtij servisi të veçantë për qytetarët.

 

Kjo iniciativë është rezultat i fuqizimit të kompetencave të liderëve rinorë në komunitet, që u realizua në kuadër të projektit “TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME, implementuar nga OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, me mbështetjen e Drejtorisë për Rini në Ministrinë e Sportit të Malit të Zi.

 

 

Komuna përherë do të mbështesë nismat dhe projektet e të rinjve

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi priti  të rinjtë e tubuar  rreth OJQ Horizonti i Ri të cilët i dorëzuan  Iniciativën për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor dhe miratimin e ,,Buxhetit  për të Rinj,,

Sipas nismëtarëve miratimi i këtij  dokumenti do të rriste  ndjeshëm nivelin e  kënaqësisë së qytetarëve me cilësinë e punës së Vetëqeversijes Lokale  e në veçanti ndërgjegjësimin  e tyre  për mundësitë reale të Komunës  dhe për mundësitë e  përmirësimit  të situatës  në fushën e  politikave rinore.

Kryetari i Ulqinit, duke përshëndetur nismën në fjalë  të cilën e cilësoi si  hap tejet domethënës tha se Rinia është  prioriteti ynë,  nismat e të rinjve dhe projektet e tyre janë mbështetur dhe do të mbështetet çdoherë nga ana e komunës. Ai në një dialog të hapur dhe konstruktiv me të rinjtë e pranishëm theksoi dhe  vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuna dhe hapat që ndërmirren  për  rritjen e mirëqenijes së qytetarëve duke  veçuar që për të të rinjtë dhe aktivitetet e tyre përherë duhet gjetur mundësitë dhe mjetet. Përndryshe iniciativa e të rinjve  është rreyultat i fuqizimit të kopetencave të liderëve  rinorë në komunitet, që  u realizua në kuadër të projektit,,Të rinjtë marrin  pjesë të rinjtë marrin vendime, implementuar nga OJQ ,,Horizonti i Ri,, me mbështetjen e  Drejtorisë për Rini në Ministrinë e Sportit të Malit të Zi.