Kryetari i Ulqinit priti  nxënësit e shkollës “Boshko Strugar”

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore ,,Boshko Strugar,, në kuadër të programit të tyre shkollor, vizituan  institucionin e Komunës, ku u pritën nga Kryetari Loro Nrekiqi.

Ai duke i uruar mirëseardhje nxënësve dhe mësimdhënësve i njoftoi me punët dhe  aktivitetet  e komunës, me detyrimet  që ka komuna  në raport me qytetarët e në vecanti në raport me  shkollat dhe nxënësit.
“Ne angazhohemi që të krijojmë  kushte  sa më të mira  në shkolla, andaj  edhe ju duhet të mësoni sa më shumë që të jeni të dobishëm për familjet tuaja dhe për shoqërinë” porositi kryetari Nrekiq.

Më pas, nxënësit parashtruan shumë pyetje për kryetarin i cili me kënaqësi u përgjigjë në to.

Viteve të fundit takime të këtij lloji janë bërë gjithnjë e më të shpeshta për të gjitha grupmoshat e nxënësve dhe të rinjve.