Para ca ditëve në New York o organizua ribashkimi i disa gjeneratave që vijuan mësimet në shkollën e mesme të Bronxit, Christopher Columbus. Ishin këto gjenerata të nxënëseve shqiptar që diplomuan para 20 viteve përkatësisht 1998/99 dhe 2000. Ishte ky një moment dhe përjetim i veçantë i shkollarëve shqiptar të rritu dhe edukuar në mërgime dhe jo në sistemin arsimor me gjuhe shqipe por tërësisht në gjuhe angleze, por që edhe pse ne një numër te vogël ne këtë shkollë te madhe te New Yorkut ata gjithnjë ishin bashk si shqiptar dhe te pa ndarë, por që  shqipen dhe shqiptarin e mbajnë dhe kultivojnë me një gjelozi dhe përkushtim të rrallë.

28 shokë dhe shoqe të gjeneratave të para 20 viteve shpalosen kujtimet e tyre në restorantin Ciao në Westechester, NY duke evokuar kujtimet, por edhe duke shkëmbyer idetë e tyre të jetës tani profesionale dhe të inkorporuara ne shoqërinë Amerikane.

U takuan dhe kujtuan kujtimet e kohës fizicienti dhe kimisti i shkëlqyer i gjenerates tonë Johnny Pellumbi, ndërkaq sot Johnny  është ekspert  i lart shkencor në Elon Musk Space X Rocket Program California. Po aty shokë te gjeneratës ishin biznesmen të suksesshëm, e zyrtar të lart të sigurisë të organeve ma prestigjioze amerikane të sigurisë, financave, sigurimeve dhe mjekësisë etj.  Nga ky takim i ngrohet dhe vëllazëror u ra dakord që të vazhdohet në të ardhmen me takime të kësaj natyre, dhe se radhëve tjera çdo takim do të ketë si qellim dhe dedikim ndihmimin e nxënësve shqiptar në trojet shqiptare në Ballkan.  Nga ky takim i bijve dhe  bijave të mërgimtarëve tonë të rritur dhe lindur në mërgim mund të vijmë në përfundimin se shqiptarët e ardhur në mërgim apo të lindur në vende tjera nuk harrojnë për asnjë çast  rrënjët e tyre të origjinës. /Plava e Gucia Sot/

 

By admini