Elena Kocaqi nga Ulqini i bën thirrje dy shteteve shqiptare, ja kërkesat

Mbrëmë në Ulqin u organizua një Tribunë shkencore me temë ”SHQIPTARËT DHE LUFTA E PARË BOTËRORE”. Në këtë tribunë mori pjesë edhe e mirënjohura Dr. Elena Kocaqi, historiane e njëhur dhe autpre e disa librave.

Rretj kësaj tribune Elena Kocaqi ka bërë një shkrim me disa kërkesa për dy shtetet shqiptare.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin.

Në një konferencë për 100 vjetorin e mbarimit të luftës së Parë Botërore ne Uliqn. Falenderoj z.Nail Draga për organizimin dhe ftesën, si dhe të gjithë Ulqinakët per mikëptjen e ngrohtë.
I bej thirrje te dy shteteve Shqiptare dhe Shqiptarëve kudo qe janë, të kthejne sytë dhe të kujdesen për Shqiptarët tanë atje, pasi ndiheshin të braktisur.
1- Duhet vendosur një linjë me nje traget te shpejtë, midis Durrësit dhe Ulqinit, se kjo linjë ka ekzistuar edhe me para. Kjo do te rriste fluksin e turistëve nga Shqipëria, ne zonën Shqiptare te Ulqinit.
2- Rritje te pranimeve nëpër universiteteve tona, të studentëve nga këto treva.
3- Politika Shqiptare para se të shkoj në Podgoricë, të kaloj më parë dhe të vizitoj faktorin Shqiptarë dhe te interesohet për problemet qe ato kanë.
4- Intelektualet, artistët nga e gjitha bota Shqiptare, duhet ti kushtojnë me tepër vemendje Shqiptarëve në Mal te Zi dhe të zhvillojnë aktivitet edhe atje.
5- Një doktoreshë e maternitetit te Ulqinit, kërkonte vetëm nje sallë operacioni, pasi nuk e kishin dhe rrezikonte të mbyllej materniteti.