Në Ulqin do të shënohet Dita botërore e luftës kundër diabetit, do të ndahen aparata për matjen e sheqerit

Nga aktivitetet e kaluara

Në organizim të OJQ Shoqata e Diabetikëve “ Rrethi i kaltër” Ulqin do të shënohet Dita botërore e luftës kundër diabetit ditën e martë,më 13 nëntor, në ora 13:00, në ambientet e Shkollës së Muzikës.

Kryetarja e Shoqatës “ Rrethi i kaltër” Ulqin Veneranda Gjonaj thotë se shënimi i Ditës së luftës kundër sëmundjes së sheqerit ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së popullatës, rëndësinë e masave parandaluese dhe shërimin e diabetit përmes edukimit të poullatës. “ Dr. Valentina Kaliniq, specialiste endokrinologe do të mbajë ligjëratë me temën “ Daibeti dhe familja” dhe do të japë këshilla diabetikëve. Do të ndahen aparata për matjen e sheqerit, shirita për matjen e glukozës në gjak, lanceta, materiali edukativ dhe vitamina për diabetikë që nuk marrin insulin.

Për herë të parë në Ulqin do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër ndërtesa e Komunës së Ulqinit”, thotë Gjonaj dhe shton se sponsor i këtij aktiviteti është Komuna e Ulqinit.