Zeneli: Falenderoj të gjithë ata që votuan dhe ata që më dhanë përkrahjen

Ish deputeti në parlamentin e pare pluralist te Malit të Zi, Xheladine Zeneli , veprimtar i njohur komunitetit shqiptar ne SHBA, në zgjedhjet lokale të mbajtur dy ditë më parë kandidoi për një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit të tij Dumont – New Jersey. Siç mësohet nga një post i vet Zenelit, ai nuk arriti të fitojë për një ndryshim të vogël për nga përqindja e votave.

Vet pjesmarrja e z. Zeneli në këto zgjedhje ishte një fitore në vetvete. Ai në një post të tij falenderon të gjithë ata që votuan dhe ata që më dhanë përkrahjen.

Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e Zenelit.

Ju njoftoj se rezulltati zgjedhor për Bashkinë e Dumont-it nuk ishte në favorin tonë edhe pse ishte me një ndryshim të vogël për nga përqindja e votave, megjithate fituan rivalët tonë dhe me këtë rast iu uroi fitoren dhe iu dëshiroj sukses në detyrën e tyre.
Jam krenar për faktin që pata mundësi të kandidohem në këto zgjedhje në vendin e demokracisë madhështorë si siç është SHBA.
Falenderoj të gjithë ata që votuan për ne si dhe falenderoj të gjithë ata që më dhanë përkrahjen kandidaturës time si dhe përkrahjen ndaj bashkëkanditatëve të mi.
Zoti ju bekoftë juve të gjithëve,
Zoti bekoft Amerikën !