Hoti dhe Guri i prezentojnë Nrekiqit programin për …

Loro Nrekiqi me Rexhep Hotin dhe Azem Gurin

Kryetari i Ulqinit pret delegacionin nga Kosova

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Republikës së Kosovës Rexhep Hoti dhe Azem Guri,  Zevëndësministër i arsimit. Ata u takuan me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Në takim mysafirët shpalosën Programin Ndërshtetëror për rininë që është një program nacional i cili është ndërtuar mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe vijueshmërisë e që u garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha kryesore në dituri,në kreativitet kulturor dhe në sport. Mysafirët ishin të interesuar që në këtë program brënda mundësive të përfshihen edhe nxënësit tanë.

Kryetari Loro Nrekiqi përshëndeti nismën dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim , veçmas sic u shpreh kur janë në pyetje nxënësit dhe të rinjtë tanë. U la që në një të ardhme të afërt të inicohet dhe një takim i përbashkët me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi. Mysafirët nga Kosova prezantimin e Programit Ndërshtetëror për Rininë do ta bëjnë edhe në Tuz.