Nrekiqi takon përfaqësueset e Fondacionit ”Nermin Vlora Falaschi”

Loro Nrekiqi me Presidenten e Fondacionit ,,Nermin Vlora Falaschi,, Zenepe Luka dhe Dëshira Subashi

Loro Nrekiqi me Presidenten e Fondacionit ,,Nermin Vlora Falaschi,, Zenepe Luka dhe Dëshira Subashi

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi u takua me Presidenten e Fondacionit ,,Nermin Vlora Falaschi,, Z. Zenepe Luka dhe Dëshira Subashi. Ata e njoftuan kryetarin me aktivitetet e Fondacionit ndër vite dhe me qëllimin e Fondacionit që të bashkojë zërin e gruas shqiptare kudo që është, mësohet nga Komuna e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Fondacioni ka degën e tij në Ulqin që udhëhiqet me mjaft sukses nga Mjekja specialiste Zylfije Gjoni Duraku.

Kryetari i Ulqinit çmoi rolin e madh dhe të pazëvëndësueshëm të gruas. Ai njëherit u shpreh i gatshëm që të mbështesë aktivitetet e fondacionit që tubon gra të shqura në fusha të ndryshme.