Në turneun e Mostari plot 23 medale për Ulqinin

Trofe pas trofeut. Edhe një sukses i ekipit të Taekwondo-së Ulqini në Mostar ku fituan edhe tre trofe tjera dhe 23 medalje.

Të shtunën me datë 03.11.2018 në Mostar u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 450 garues, 40 klube nga 7 vende.

Klubi i Taekwondosë Ulqini u paraqit me 24 garues. Suksesi për ekipin e Ulqinit ishte:

🥇Nëntë medalje të arta, 🥈 Shtatë medalje argjendi, 🥉 Shtatë bronzi.

🏆Vendi i parë në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Formave.
🏆Vendi i dytë në kategorine kadetë të rinjë.
🏆Vendi i tretë në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Garimit.

Medaljet në diciplinën e Garimit:
🥇 Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amella Nuti, Sara Kraja, Merisa Malokraja.
🥈 Arta Ismailaga, Mervana Mucaj.
🥉 Amra Dushku, Abdullah Dervishi, Amar Bakalli, Besart Kuqi, Mersida Demiri.
Bledar Kasmi shpallet garuesi më i suskseshëm në kategorinë e kadetëve të rinjë.

Medaljet në diciplinën e Formave:
🥇 Sumeja Bisha, Vesa Dervishi, Bledar Kasmi, Medina Kanaqeviq.
🥈 Amra Dushku, Ardit Dervishi, Amar Bakalli, Sara Kraja, Xheneta Kanaqeviq.
🥉 Dion Mustafa, Amell Nuti.

Në emër të klubit të Taekwondo-së Ulqini falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për klubin tonë. Falenderojmë prindërit për përkrahjen e tyre si dhe sponsorët të cilët na i mbuluan shpenzimet e udhëtimit.

Informacion i përgaditur nga
Fikret Dushku, prof.