Gjeloshaj i zhgënjyer nga tërheqja e ligjit për simbolet kombëtare

nik-gjeloshajDeputetët shqiptarë Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj kishin dorëzuar 5 amendamente rreth propozim ligjit mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj për Tv Boin tha se ndjehet i zhgënjyer nga vendimi i kësaj ministri. Ai u shprehë se ky ligj ishte paraparë që nesër të votohet në Kuvendin e Malit të Zi, prandaj dhe tërheqja e tij nga ana e ministrit Suad Numanovic është jokorrekte.
“Këtë e kemi pritë që 10 vjet, dhe zvarritja e këtij ligji, një ditë para se do duhej të votohet në Kuvend, nuk është aspak korrekte nga ana e ministrit Numanovic”, shprehët Gjeloshaj, përcjell faqja e Alternativës Shqiptare.

Ai paralajmëroi se amendamentet do ti propozojnë në parlamentin e Malit të Zi.

Amendamentet e deputetëve shqiptar parashikojnë përdorimin e simboleve kombëtare në një formë më të gjerë nga ajo që është e paraparë sipas propozim-ligjit në fjalë.