Futboll: Përsëri minutat e fundit, përsëri fitore e Otrantit për të çuar peshë më shumë se 1000 tifoza

Fusha e sportit në Belvi për çdo javë e më shumë ka filluar që të mbushet kur luan ekipi i Otrant Olimpikut nga qyteti jonë. Njëjtë ishte edhe pasdrekën e së dieles kur ekipi i Otrantit priti rivalët e drejtëpërdrejtë për zonën që të çon në ligën e parë futbollistike, ekipin e Igallos.

Në prani të mbi 1000 shikuesve ekipi i Otrant Olimpikut arriti një fitore e rëndësishme kundër Igallos me rezultatin minimal 1:0 me golin e të përhershmit Knezheviq të cilin e shënoi në minutat e fundit të ndeshjes. Shënimi i golave në minutat e fundit të  ndeshjes tashmë eshtë kthyer në diçka të zakonshme për djemtë tanë gjë që tregon për një nivel të admirueshëm të karakterit të sportistëve.

Me këtë fitore Otranti tani hyn seriozisht në garë për vendin e parë pasi është prapa vetëm 4 pikë nga ekipi Bokel që i prin ligës së dytë futbollistike dhe 3 pas Mlladostit, mbajtësit të vendit të dytë.

Java e ardhshme sjell derbin e kësaj lige ku Otrant do të jetë mysafir i ekipi që mbane vendin e parë, atij të Bokel nga Kotori.