Nika priti sot në takim ambasadorin Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z.Faik Nika, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi,  SH.T. Z. Ridi Kurtezi.

 

Kryetari Nika fillimisht e ka uruar ambasadorin për detyrën dhe angazhimin e ri në Mal të Zi, pastaj e ka njoftuar ate me rrolin e Këshillit Kombëtar, mënyrën e themelimit, funksionimit, kompetencat dhe veprimtarinë.

 

Ambasadori Kurtezi është shprehur i kënaqur për realizimin e këtij takimi dhe ka veçuar rrolin konstruktiv që luajnë shqiptarët e Malit të Zi për thellimin e mardhënieve të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, në veçanti për kontributin që ata japin për integrimet euro-atlantike të Malit të Zi, e që janë me interes për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, m;sohet nga një kumtesë për opinion e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

 

Kryetari Nika e ka informuar ambasadorin Kurtezi me çështjet dhe sfidat më të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi në sfera të tilla si: arsimi, kultura, informimi, përfaqësimi propocional në institucionet publike, gjendja e investimeve publike në zonat e banuara nga shqiptarët, të drejtat dhe kufizimet kur është fjale për përdorimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare etj.

 

Në përfundim të takimit është rënë dakort që të intensifikohet bashkpunimi ndërmjet Ambasadës dhe Këshillit Kombëtar, të analizohen mundësitë e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta më qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.