Heroina Sulltana Idrizaga Cungu në vitin 1880: ”Na nuk do të ikim askejt. Ulqini isht vendi i jonë”

Rreth 3.000 vetë që  morën pjesë në mbrojtjen e Ulqinit , nën  komandën e  ulqinakëve Mehmet Becit e Mehmet Gjylit , si dhe  Isuf Sokolit nga Shkodra, zunë pozitat kryesore  në rethinat  e Ulqinit në fshatin Kllezën, ku edhe u zhvillua lufta (më 23 nëntor 1880)për mbrojtjen e Ulqinit.

Shkruan Gani Karamanaga

Megjithatë, forcat turke të cilat ishin shumë më të mëdha,pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane,nuk patën pengesa  të tjera për të hyrë në Ulqin. Në këtë luftë u vra Isuf Sokoli.

Tallali (lajmëruesi) e shpalli nëpër qytet se po vjen ushtëria turke.

Dervish-Pasha, hyri  në qytet më 23.nëntor  1880,kur ulqinakëve të tubuar  u drejtue me fjalët:

“Vendimi vjen nga Stambolli..  dorëzimi   i qytetit  isht definitiv, duhet  t i  nënshtrohen këtij vendimi…”

Kur mbaroi fjalët ,nga grumbulli  i qytetarëve të tubuar të Ulqinit, befas doli një femër guximëtare . Ajo i  doli  përpara Pashës ,ia kapi frerët e kalit dhe  i tha:

“Aman,more Pashë,për hatër të Zotit,mos na shtjerë në dorë të hasmit,ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”

Ishte kjo  ulqinakja,Sulltana Cungu, gruaja e Mehmet Cungut ,këpuctar,bijë e familjes Idrizaga. Heshtje. Populli i tubuar nuk  mundi të besoji çka ndodhi.

Përpara Pashës ishte  grue reth pesthjetvjeçare, shikonte drejtë pa asnjëfarë frike, shiqim shprese, lutje, por edhe krenarie..

Në atë momente Dervish Pashës i erdhën kujtimet:

“Ishte dekada e pestë e shekullit IX, një vendi i vogël në Bosnjën e mesme. Ditë e diele. Afër ishte edhe kisha e vogël ortodokse dhe xhamia. Papritas hyri ushtria e jeniçerve turkë. Filluan  për të marrur djemtë prej 12 deri në 14 vjeçar. E morrën edhe Ivanin. Pas një kohetë gjithë djemtë  i hypën në kolë dhe u përgatitën për të nisur.

Prej grumbullit të njërzve doli nëna e Ivanit . U ofrua dhe i doli përpara komandirit  të jeniçerve duke thënë:

”Unë nuk  e japi djalin tim, mos e merrni”

Ushtartë e larguan dhe vazhduan rrugën.

Pas një jave mbrritën në Stamboll. Ngadal, ngadal filloj mësimi i gjuhës dhe besimit Islam. Ivani e fitoji emërin Dervish.

Kaluan shumë vite , sultani e  emërtoi  për Pashën e vilajetit të Shkodrës”

Roja e Pashës u ofrua gruas , por Dervish Pasha çoji dori dhe e  ndaloji ushtartë e tij :

            “Askush mos ta prek, kjo isht grua trimëreshë:”

Lajmi për çka ndodhi shpejt u perhap. Shtëpia e Mehmet dhe Sulltana Cungut ishte në Mëhall të Re në afërsi të Xhamisë Lamit. Filluan të vijn të afërmit, komshit.  Shpejt  mbrritën dy vajzat e martuar. Njëra ishte e martuar  në Ranë e tjetra në Kala,  në familjet Fani dhe Beqiraga. Erdhën edhe vëllëzrit e Sulltanës Reshiti  dhe Jakup Idrizaga.

Sulltana u vetëmua, hypi në çardak në katin e dytë të shtëpisë , nuk fliste asgjë..

Pas namazit të akshamit erdhi edhe imami me disa xhematli. Filluan bisedën. Njëri prej atyre tha:

Mas kësaj ndodhje shumë ulqinak do të ikin në Shkodër, Lezhë ose Durrës, dikuish edhe ma larg..”

Kur i dëgjoji këto fjalë Sulltana u drejtue në këmbë dhe tha me zë të  lartë:

“Na nuk do të ikim askejt. Ulqini isht vendi i jonë..”

 

Në fund

                Është koha që emëri i Sulltana Idrizaga Cungu të përmendet më tepër.

Pse jo, që një rrugë në qytet të ket emërin e saj.

                Këtë gjë e ka merituar  kjo gru trimëreshë, heroinë..

/Koha Javore/