Inspektorati: Nuk ka bazë për prishjen e kishës në Rumi

Inspektorati Urbanistik dhe Ndërtimor i Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të qeverisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit në majën e malit Rumi, ku gjendet e vendosur një kishë metalike nga ana e Kishës ortodokse serbe, ka konkluduar që nuk ka ndërtime të reja dhe se për atë zonë nuk ka dokumentacion të vlefshëm planifikimi. Kjo do të thotë se nuk ka bazë për prishjen e kishës.

Në raportin e Inspektimit, të publikuar nga Dan, ku tregohet se 10 policë dhe tre përfaqësues të Policisë Bashkiake të Komunës së Tivarit dolën në inspektim në vendin e inspektimit, është shkruar që ndërtesa ekzistuese (kisha në Rumi) është mbuluar me gurë, shkruan Ulqini Online.

Raporti i inspektimit tregon se nuk ka bazë ligjore për prishjen e kishës në Rumi, sepse sipas Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Ndërtesave, vetëm ndërtesa që është ndërtuar pa leje ndërtimi në zonën ku ekziston dokumentacioni i planifikimit është e paligjshme.

Raporti i inspektimit në këtë mënyrë mohon kryeministrin Dushko Markoviç, i cili javën e kaluar njoftoi se kisha në majën e malit Rumi do të duhet të hiqet, pasi ai pohoi të jetë e paligjshme.

Para disa javëve në Majen e Rumisë kanë filluar ndërtimet duke e mbuluar me gurë kishën e metaltë atje nga ana e përfaqësuesve të Kishës ortodokse serbe. Kisha metalike në Rumi është vendosur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, dhe ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.