BALLKANOLOGJIA SOT DHE KOMUNIKIMET NDËRBALLKANIKE – U mbajt  konferenca  shkencore në Shkup

 

Në organizim të Institutit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore  të shqiptarëve, me seli në Shkup nga data 22-23 tetor 2018 u mbajt Konferenca shkencore me titull ”Ballkanologjia sot dhe komunikimet ndërballkanike”, shkruan Kohapress.

Në konferencë kanë marrë pjesë 42 studiues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Austria, Gjermania e Italia. Konferenca punimet i ka zhvilluar në tre seksione: letërsisë, gjuhësisë dhe etnokulturologjisë e historisë.

Përfaqësuesi i vetëm nga Mali i Zi  ishte  dr.Nail Draga  i cili është paraqitur me kumtesën “Dekompozimi i hapësirës etnogjeografike shqiptare-shkaqet dhe pasojat (shek.XIX)”.Sipas organizatorit kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë, ndërsa konferenca është mbeshtetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.