“SHQIPTARËRT TË PA FAT ME UDHËHEQËSIT”

 

Nga Nikë Gashaj

 

Në Konferencën e Paqes në Parisë 1919-1920, Greqinë e kanë përfaqësuar presidenti Venizelos dhe miku i tij i afërm Politis. Venizelos ka sjellur përparësi për Greqinë, në krahasim me  Shqipërinë, e cila jo vetëm që nuk e kishte një  përfaqësues të tillë, të aftë, por në Konferencën e Paqes kanë ardhur disa delegacione, të cilat nuk i kishin harmonizuar qëndrimet dhe nuk vepruan në marrëveshje. Rasti i Esad Pash Toptanit meriton një kujdes të veçantë. Së pari do të themi se Esad-Pasha, që nga fillimi ka figuruar si president i Shqipërisë, duke pasur përkrahjen e qeverive aleate. Pas luftës ai ishte në Londër dhe pastaj shkoi në Paris, ku u paraqit si përfaqësuesi i Shqipërisë.

 

Nga ana tjetër, në Durrës, më 25 dhjetor 1918, është formuar qeveria e përkohshme, në krye me Turhan-Pashën, i cili së bashku me Mehmed Konicën dhe Mihailo Tortulin e kanë përbërë delegacionin shqiptar në Paris. Kur në prill të vitit 1919 ka ardhur deri te mosmarrëveshja në këtë delegacion, në lidhje me bashkëpunimin me Itali, Turhan-Pasha e ka braktisur delegacionin, e në vend të tij në krye të delegacionit ka ardhur Luigj Bumçi, ipeshëv katolik. Delegacionin atëherë i janë kyçur Luigj Gurakuqi dhe Zef Moshi, ndërsa Mehmed Konica dhe Mihail Turtuli kanë mbetur në përbërje të delegacionit. Organizatat shqiptare mërgimtare në Turqi, Rumuni dhe SHBA i kanë dërguar përfaqësuesit e vet, të cilët kanë vepruar në harmoni të plotë me delegacionin e qeverisë së përkohshme shqiptare. Esad-Pasha mbeti plotësisht i izoluar dhe i vetmuar.

 

Për arsye të këtij opinioni relativisht të papritur dhe të popullaritetit të Konferencës, propaganda dhe influenca kanë luajtur një rol të madh në opinionin publik, delegacioni shqiptar ka pasur përkrahjen e dy organizatave: Federata Pan-Shqiptare ”Vatra”, e themeluar më 1909 dhe Shoqata Anglo-Shqiptare, e themeluar më 1918, në Londër. Ato janë përpjekur t’i japin kontributin e vetë çështjes shqiptare, në rrafshin propagandistik. Emigrantat shqiptar në përgjithësi, e veçanarisht ata në Amerikë, kishin varur shpresa të mëdha në Konferencën e Paqes, në veçanti, në Presidentin wilson. “Listës se miqeve tanë tani ua kemi shtuar dhe dy emra më të ndritshëm të Amerikës dhe tëtërë botës, Presidenti Wilson dhe ish Presidenti Ruzvelt”, shkruan”The Adriatic Review!.”

 

Është interesant për t’u përmendur se Fan Noli, me rastin e një takimi me Wilsonin, në mënyrë joformale e shtroi gjendjen e Shqipërisë. Wilsoni, sipas deklaratës së Fan Nolit, prezentimin e gjendjes shqiptare e degjoi me vemendje dhe me një interesim  dashamirës dhe se i premtoi Nolit se kishte vendosur t’i ndihmonte Shqipërisë. Ndërkaq, Fan Noli është takuar edhe me ish-presidentin Ruzvelt, për të cilin ka thënë se për çështjen e Shqipërisë ishte informuar shumë mirë. Ai ka qenë i bindur se Shqipëria në Konferencën e Paqes duhet ta fitojë pavarësinë nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Emigrantet shqiptarë në Amerikë qysh në gusht të vitit 1915, kanë protestuar kundër shkeljes së traktatit të Londrës prej vitit 1913, qe Shqipërisë i ka garantuar pavarësinë dhe integritetin e saj, duke apeluar te Wilsoni që në emer të drejtësisë dhe të normave morale ndërkombëtare të përdorë ndikimin e vet dhe ta ndalojë ndarjen e Shqipërisë. Meqenëse, prapa kuliseve diplomatike është bë një Traktat i Fshehtë i Londrës, në prill 1915, që kishte si një nder objektivat kryesore copëtimin e plotë të Shqipërisë. Organizata “Vatra”, në një memorandum dhe në mënyrë zyrtare, ia ka paraqitur Presidentit Wilson çështjen e Shqipërisë, duke kërkuar nga ai që ta përkrahë pavarësinë e saj. Wilsoni, në një letër sekretarit shtetëror Robert Lasing, kërkoi që ai ta marr përsipër çështjen e Shqipërisë, respektivisht apelet e shqiptarëve.

 

Ndëkaq, nder të tjerat, ka ekzistuar një faktor, që i ka kontribuar situatës së papërshtatshme të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris: pjesëmarrësit e Konferencës nuk e kanë ditur se kënd të marrin seriozisht si përfaqësues të Shqipërisë, delegacionin e qeverisë së përkohshme shqiptare apo Esad-Pashën. Delegacioni amerikan, si dhe sekretari i Konferencës paqësore, kanë marrë letra dhe memorandume nga njëra dhe nga  tjetra palë.

 

Në një  dokument mund të vërehet se Eriksoni i ka dërgar Presidentit Wilsonit një memorandum, ku kërkon intervistë për veten dhe në të cilin e diskrediton Turhan-Pashën, “i cili i është shit Italisë” dhe i cili as në një pikëpamje nuk përfaqëson Shqipërinë. Në të njëtin memorandum ai e hedh poshtë Esad-Pashën si njeri që ka humbur çdo lidhje me Shqipërinë dhe i cili nuk përfaqëson kurrkënd përpos personalisht veten (Haris Silajdžić, “Albanija i SAD kroz arhive Vašingtona“, 1991, Sarajevo).

                                              

      

             Politika e eliminimit total të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë

 

Duke vazhduar pa ndërprerje politikën e qeverisë serbe qysh nga viti 1912, qarqet sunduese të Jugosllavisë borgjeze gjatë tërë periudhës së sundimit patën si qëllim strategjik eliminimin total të shqiptarëve nga trualli i Jugosllvisë, ose të paktën shpërnguljen e tyre në vise të tjera të Jugosllavisë me qëllim të shkatërrimit të homogjenizmit të jetesës së tyre në territoret përkatëse. Gjithashtu, qëllimi strategjik u përqendrua në procesin e denacionalizmit dhe të asimilimit të popullësiosë shqiptare në Jugosllavi. Programin e këtillë  kundër shqiptarëve qarqet sunduese e  realizuen me metoda dhe forma të shumta, si për shembull: gjenocidi fizik. Ky  qëllim u realizua nëpërmjet të masakrimit  masiv të shqiptarëve më 1912 dhe prej 1918 deri  më 1924, si dhe nëpërmjet të vrasjes e të likuidimit individual të njerëzëve deri në vitin 1941. Gjithashtu, pas sulmit të forcave fashiste kundër Jugosllavisë më 1941 u keqpërdorë ushtria për  masakrimin e shqiptarëve në disa vise të Kosovës. Përndryshe, gjatë tërë kohës së sundimit të Serbisë monarkiste dhe të Jugosllavisë borgjeze këto forca ekstreme zbatuan terror dhe keqpërdorime permanente ndaj popullsisë shqiptare me qellim të zhdukjes së tyre fizike.

 

Pjesët më liberale të qarqeve sunduese në Jugosllavinë  borgjeze shpresuan se shqiptarët do t’i eliminojnë nga trualli i Jugosllavisë nëpërmjet të denacionalizimit dhe të asimilimit të tyre. Në këtë drejtim optimisti më i madh ishte Nikolla Pashiqi, i cili më 1918 deklaroi se në periudhën e 25 vjetëve të ardhshme shqiptarët do të eliminoheshin.

 

Mirëpo, duke parë se eliminimi i shqiptarëve me ndihmën e gjenocidit fizik dhe të asimilimit nuk dha rezultate të dëshiruara, qeveria jugosllave inicoi debatin “shkencor” në Klubin kulturor të Serbisë më 1936, i cili duhej të gjente rrugë dhe mënyra të reja për eliminimin e kombësisë shqiptare nga trualli i Jugosllavisë, ose të paktën për eliminimin e homogjenizimit të saj në territoret përkatëse të të ashtuquajturës Serbi Jugore.

 

Alternativa më e pranueshme për eliminimin e shumicës së popullsisë shqiptare nga territoret përkatëse ishte ajo e Vasa Çubrilloviqit, i cili për këtë diskutim përgatiti studimin më voluminoz, në të cilin u shkoqitën konkretisht të gjitha metodat dhe instrumentet që do të duhej të shfrytëzoheshin për eliminimin e shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë, përkatësisht për shpërnguljen masive të shqiptarëve në botën e jashtme – në Shqipëri, e sidomos në Turqi.

 

Duke bërë fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve në Shqipëri, Çubrilloviqi thotë:”Duhet përdorur të gjitha mjetet diplomatike që Tirana të bindet për të pranuar një pjesë të të shpërngulurve tanë”. Në këtë drejtim, sipas tij, duhej bërë presion mbi qeverinë shqiptare dhe “nëpërmjet të kanaleve të fshehta të angazhohen materialisht njerëz të dalluar”(Hajredin Hoxha).                             

 

                         Koferenca e  Ambasadorëve  në Londër

 

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në Londër, më 17 dhjetor 1912, nën kryesinë e përhershme të ministrit të jashtëm anglez, Eduard Grej. Që në ditën e parë të punimeve të saj, Konferenca mori në shqyrtim çështjen shqiptare. Çështja u diskutua në dy aspekte të saj kryesore: e ardhmja politike e Shqipërisë dhe caktimi i kufijve. Sikurse dihet, Konferenca e Ambasadorëve, më 29 korrik 1913 mori vendimin përfundimtar për Shqipërinë, sipas këtij vendimi Shqipëria shpallej principatë autonome dhe sovrane.  Shqipëria bëhej shtet asnjanës nën garancitë e Fuqive të Mëdha. Andaj Vendimi i 29 korrikut 1913 është akti ndërkombëtar kryesor mbi pavarësinë e Shqipërisë, akti me anën e të cilit Fuqitë e Mëdha e njihnin shtetin e ri shqiptar.

                       

Çështje e rëndësishme në Konferencën e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha( dhjetor 1912- gusht 1913.) ka qenë dhe ajo e caktimit të kufijve midisë Shqipërisë dhe shteteve fqinje. Në fazën e parë të Konferencës vëmendja u përqendrua në caktimin e kufirit në veri e verilindje, dmth. me Malin e Zi dhe me Serbinë. Serbisë iu plotësuan të gjitha kërkesat. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe toka shqiptare në perendim të Maqedonisë. Serbia ishte ajo që përfitoi më shumë, duke e ndarë kombin shqiptar më dysh. Kurse Mali i Zi iu kudervu vendimeve të Fuqive. Në qendër të mosmarrveshjes ishte çështja e Shkodrës, që iu caktua Shqipërisë. Mirëpo, Shkodra ishte e rrethuar nga trupa malazeze qysh nga tetori 1912. Në krah të trupave malazeze u vunë edhe reparte serbe me jo më pak se 20000 ushtarë të rregullt. Megjithatë, mbrojtja e qytetit doli më e fortë sesa e mendonin në Cetinë. Një rol jo të vogël në rezistencën e Shkodrës, gjatë gjithë kohës që mbeti e rrethuar, luajti pa dyshim qëndrimi i banorëve të saj dhe të malësisë përreth.

 

Mirëpo,  mbrojtësi kryesor i Shkodrës ishte komandati i garnizonit turk, Hasan Riza Pasha i cili ishte i vendosur të vijonte luftën. Sipas vetë burimeve malazeze, thirrjes së Kral Nikollës për ta dorëzuar qytetin komandanti turk iu përgjigj se do të vepronte në përshtatje me vendimet e Konferencës së Londrës dhe shpalli se “Shkodra është tanimë qyteti i Shqipërisë”. Pasi u njoh me vendimet e Fuqive për autonominë e Shqipërisë, komandanti turk pati deklaruar që në fund të janarit se ai nuk do ta mbronte më Shkodrën ne emer të Turqisë, por të Shqipërisë. Zëvendës i tij ishte Esat Pashë Toptani, nën komadën e tij ishte një divizion i rezervistave shqiptarë.

 

Por ai kishte ambicie të bëhej me çdo kusht sundimtar i gjithë Shqipërisë. Si hap i parë Esati organizoi vrasjen e komandantit turk të qytetit Riza Hasan Pashës, dhe mori në dorë komandën e gjithë garnizonit. Ai me 3 janar 1913 e ftoi Kryekomandantin Riza Hasan Pashën( njëherë vali dhe komandant i kështjellës) për një darkë në shtëpinë e tij. Pas buke e shoqëroi mikun dhe eprorin e vet deri te dera e kopshtit dhe urdhëroi Osman Balin, njëri nga ndjekësit më besnikë të tij, t’i ndriçoj me fener rrugën pashait turk deri në shtëpin e vet. Osman Bali, luajti kështu rolin e ndërmjetësit dhe të përgatitësit të vrasjes. Dy vrasit ishin fshehur pas murit të një kopshti, duke pritur sa të kalonte gjenerali turk. Osman Bali ecte 30 hapa përpara Hasan Riza Pashës. Pranë pritës ai ngriti lart fenerin dhe po atë çast ushtuan edhe krismat dhe e vranë Kryekomandantin turk.

Ky ishte akti i parë i pashait për dorzimin e Shkodrës Malit të Zi me një marrëveshje të fsheftë. Esati i shtyrë, nga ambica dhe injoranca e tij, u bë një tradhtar i vendit të vet. Pas vrasjes së komandantit turk, E. Toptani e ndjeu veten të lirë të vendoste kontakte me Cetinë. Për këtë u nënshkrua një marrëveshje e fshehtë me Malin e Zi më 22 prill 1913: Shkodra do t’u dorëzohej malazezëve, ndërsa E. Toptani do të lihej i lirë të largohej nga qyteti në krye të trupave turke e shqiptare. Për më tepër, atij i premtohej gjithë ndihma e nevojshme jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe nga aleati e tij Serbia për të marrë pushtetin në Shqipërinë e ardhshme. Kështu, që pas shtatë muajsh rrethimi, Kral Nikolla e arriti okupimin  e Shkodrës në saje të tradhtisë   E. Toptanit.

 

Lajmi i dorëzimit të Shkodrës u dha 2 orë pas mesit të natës. Pas rënies së Shkodrës, ambasadorët u mblodhën menjëherë, më 23 prill, për të shqyrtuar situatën e re me procedur urgjente. Ambasadori austro-hungarez Mensdorf ndëhyri i pari duke kërkuar që Fuqitë të vepronin bashkërisht për ta detyruar Malin e Zi të lëshonin Shkodrën. Madje, ai e bëri të qartë se Vjena”ishte e vendosur të vepronte në mënyrë të njëanshme, duke ndëhyrë me forcë për të dëbuar nga qyteti trupat malazeze”.

 

Konferenca konstatoj se pushtimi i Shkodrës nuk i ndryshonte aspak vendimet e Fuqive lidhur me kufijtë në veri dhe verilindje dhe se Shkodra duhej t’i dorëzohej sa më parë komandantit të forcave detare ndërkombëtare. Pëballë bllokut të Fuqive, të nxitur sidomos nga Vjena, Kral Nikolla e pa situatën të pashpresë dhe u detyrua të cedojë. Trupat malazeze filluan të tërhiqeshin nga Shkodra më 13 maj dhe  të nesërmen më 14 maj në qytet hyri një brigadë detare ndërkombëtare( Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, fq. 72, Tiranë, 2009).                                        

                               

                              Intervencioni jugosllav dhe rikthimi i Zogut

 

Në Jugosllavi Zogu kishte arritur të organizonte një kontigjent të rëndësishëm mercenarësh me një ndihmë që nuk iu kursye nga autoritetet jugosllave.  Në dokumentet diplomatike që u referohen burimeve jugosllave, bëhet fjalë edhe për një marrëveshje të fshehtë që Zogu lidhi me Beogradin përpara se të kalonte kufinin. Kjo, ndër të tjera, do të thotë se serbët do të marrin tokën shqiptare: Shën Naumin si shpërblim, ashtu dhe ndolli.

Zogu ishte nisur për në Prizren për ta drejtuar operacionin. Zogu mori me pagesë 800 mercenarë të gjeneralit Vrangel, të komanduar nga oficerë bjellogardistë. Beogradi, veç njësive ushtarake, i dha Zogut edhe mjete të mjaftueshme lufte. Sipas burimeve britanike, forcat që pati Zogu ishin këto: 1000 vullnetarë nga ushtri e rregullt jugosllave, 1000 rezervistë nga Krusheva, Tetova, Dibra e Gostivari(të gënjyer se në rast fitoreje do të bashkoheshin me shtetin amë, mbanin flamurin shqiptar), 800 mercenarë të paguar të ushtrisë së Vrangelit, azilant në Jugosllavi, etj.; 40 oficerë të Vrangelit; 16 oficerë me uniformë të ushtrisë jugosllave. Në dispozicion të Zogut u vunë: 2 bateri artilerie malore të modelit austriak, 10 mitroleza të rëndë, 20 mitraleza të lehtë, mjetet e nevojshme tëtransportit. Për intervencionin kundër Shqipërisë shërbeu si pikënisje edhe territori grek. Baza e operacionit në jug ka qenë Janina. Nuk mungoi as përkrahja nga ana e ushtrisë greke. Ndërhyrja e autoriteteve ushtarake greke ishte flagrante, bandat ishin furnizuar me të gjitha mjetet e  nevojshme; madje nuk përjashtohej edhe ndëhyrja e drejtpërdrejtë e trupave të rregullta greke. Brenda më pak se dy javësh, gjendja u përmbys. Forcat qeveritare nuk  ishin në gjëndje të përballonin sulmin. Pra ndërhyrja jugosllave ishte flagrante. Më 24 dhjetor 1924, Zogu  hyri në Tiranë. Qeveria demokratike në krye me Fan Nolin u rrëzua. Noli u largua për në Itali bashkë me Luigj Gurakuqin dhe shokë të tjerë të qeverisë( Arben Puto, Shqipëria Politike, fq.379, Tiranë 2009.).

                        Vrasja e Lugj Gurakuqit dhe Bajram Currit

 

Ahmet Zogu po sa erdhi në pushtet me ndihmën e Qeverisë dhe ushtrisë të Serbisë, zhduku dhe vrau disa nga kundërshtarët e tij kryesorë, pavarësisht nëse ata  ishin atdhetarë të shquar dhe njerëz të nderuar nga populli. Të tillë ishin Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri.

 

Më 2 mars të 1925-së në Bari të Italisë u vra  nga njerëzit e qeverisë atdhetari e luftari i shquar Luigj Gurakuqi. Qeveria premtoi shpërblime të mëdha për vrasjen e kundërshtarëve politikë të arratisur. Për njoftimin e vendit ku ndollej Bajram Curri u shpall një shpërblim prej 10 mijë franga ari. I shtrëguar nga kushtet e dimrit të ashpër, Bajram Curri e shpërndau pjesën më të madhe të bashëluftarëve, me mendimin për t’u ribashkua në pranverë. Gjatë muajve shkurt-mars u strehua në  shpellë te  Dragobisë. Por nga fundi i marsit forcat qeveritare e diktuan srehimin e tij. Më 29 mars 1925 vendi u rrethua nga  forca të shumta. Bajram Curri dhe shokët e tij, nuk u dorëzuan. Në këtë përleshje Bajram Curri, udhëheqësi i shquar i kryengritjeve të viteve 1910 e 1912, që kish luftuar me vite për liri e demokraci, ra me armë në dorë. Vrasja e L. Gurakuqit dhe B. Currit, e këtytre dy figurave që bënë aq shumë për atdheun, shkaktoi tronditje e pikëllim të madh në Shqipëri dhe te atdhetarët në mërgim.

 

                                      Elita politike dhe intelektuale serbe

 

Elita politike dhe intelektuale serbe e kanë ëndërruar gjithmon zgjerimin e territorit të Serbisë. Prandaj , ndërrimi i kufijve dhe zgjerimi territorial i Serbisë në dëm të popujve të tjerë, e në veçanti të shqiptarëve është ide e vjetër serbe, e cila daton qysh nga koha e themelimit të shtetit serb, më 1878. Mirëpo ky opsesion për krijimin e “Serbisë së Madhe”e vështirson normalizimin me Kosovë dhe është i rrezikshëm për mbarë rajonin. Gjatë historisë, teza serbe ka qenë:”serbët dalin të fituar në luftë, po të humbur në paq”. Por meqenëse  e dinë se e kanë humbur luftën me NATO-n në Kosovë, respektivisht e kanë nënshkrua kapitulimin, tani po e shëndërrojnë në një tezë  tjetër”të fitojmë në paq atë që s’e arritëm në luftë”. Atë po përpjeken ta bëjnë me ndihmën e të ashtuqujturit presidentit  të Kosovës, Hashim Thaçit. Por sikurse të ishte vetëm ai, më lehtë do të ishte! Më në fund, mund të vrehet se tash disa kohë në Kosovë është një rrëmujë e jashtëzakonshme në mendimin dhe veprimin politik. Kontradikta të mëdha. Është shumë vështirë të kuptohen gjërat pa ditur për prapaskenat diplomatike. Megjithatë dominon në mënyrë absolute se logjika e ndërrimit të kufijve, “korrigjimit”, ndarjes të Kosovës, si dhe e këmbimit të territoreve mund të bëhet fillim i një katastrofe të re… dhe sikur duket Thaçi është kapur për këtë agjendë më shumë për shkaqe vetanake – ikje nga përgjegjësia juridike… Në anën tjetër, në vend të përgjegësisë, shpreson shpalljen e Nobelit për paqë së bashku me homologun e tij serb Vuçiqin…..çfarë mrrekullie hyjnore, mund ta bëj perëndia….Ta shohim!!