Nimanbegu: Përfaqësuesi i partive politike shqiptare duhet të jetë e grupit punues për ligjin zgjedhor

Kuvendi i Malit të Zi

          

Koalicioni  Shqiptarët të Vendosur, të përfqësuar nga Kryetarët të subjekteve politike që janë pjesë e koalicionit, kanë shqyrtuar punën e deritanishme në Kuvendin e Malit të Zi në lidhje me grupin e punës e cila do të punonte në permirsimin e ligjisaturës zgjedhore dhe krijimin e besimit në proçesin zgjedhorë si dhe ka analizuar qëndrimet e deritanishme të partive politike të përfaqësuar në Kuvendin e Malit të Zi, kështu thuhet në një kumtesë e koalicionit Shqiptarët të Vendosur të nënshkruar nga deputeti Genci Nimanbegu.

Çmojmë që vendimarrja konsensuale është thelbësore për ndërtimin e besimit ndërmjet pallëve si dhe mënyra më demokratike që të mbështeten ndryshimet e ardhëshme në ligjeslaturën zgjedhore.

Partnerët e koalicionit FORCA, UDSH dhe ASH vlersojnë që për arsye të ndërtimit të besimit në këtë proçes është e  domosdoshme që përfaqësuesi i partive politike shqipëtare të marr pjesë në grupin punues. Gjithashtu është ritheksuar që në vitin 2011 shqiptarëve është marr një drejtë e arritur, në formën e njësisë të posaçme zgjedhore, dhe që kjo është shansi që mangësitë evidente që u shfaqën në ligjin zgjedhorë në këto dy cikle zgjedhore përmirsohen. Aksioni afirmativë është shëndruar në të kundërtën e vet dhe ka paraqitë zvoglimin e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, vazhdon kumtesa.

Pasi që është e gjërë lëmia e ligjëvenijes që mund të përfshihet në punën e grupit punues, është e domosdoshme që propozimet që vijnë nga partitë parlamentare ti sigurohet shqyrtim thelbësor ne grupin punues. Në Grupin çunues duhet të përfshihen të gjitha partitë politike parlamentare që shprehin interesim për këtë, dmth, të gjitha listat zgjedhore që në votimet e fundit kan arritur statusin e subjetit parlamentar, përfundon kumtesa e koalicionit Shqiptarët të Vendosur ”.