”Kishat ortodokse në rajonin tonë funksionojnë si ideologji nacionaliste”

”Kisha serbe gjenerator i jostabilitet në Mal të Zi”

Historiani Milivoj Beshlin për të përditshmen Pobjeda deklaron se Kisha serbe është gjenerator i jostabilitetit në Mal të Zi. Sipas tij kjo kishë nuk e njeh shtetin e Malit të Zi dhe kombin malazez, shkruan Ulqini Online.

Sipas fjalëve të tij, kishat ortodokse janë gjithashtu kisha kombëtare, të cilat për rajonin tonë do të thotë se ato funksionojnë si ideologji nacionaliste. – Edhe pse është herezi – është kategorik Beshlin.