Lëvizja qytetare URA rreptësisht kundër shkëmbimit të tokës së Valdanosit

Lëvizja qytetare URA rreptësisht është kundër shkëmbimit të tokës në mes të Komunës së Ulqinit saktësisht Qeverisë së Malit ë Zi dhe kompanitë private nga Niksiqi “MN invest”. Një kërkesë e tillë për ne është e papranueshme për arsyen e thjeshtë se toka është konfiskuar në mënyrë të paligjshme nga 204 familje Ulqinake dhe të gjitha konfesioneve fetare që veprojnë në Ulqin. Për të njëjten zhvillohet procedura gjyqsore para institucioneve nacionale dhe ndërkombëtar që duhet të japin verdiktin e tyre final dhe zgjidhje meritore që toka në fjalë t’i kthehet pronarëve të mëparshëm, mësohet në një komunikatë për opinion të Lëvizjes qytetare URA.

Ne duam që qytetarve ti tërhiqet vëmendja që Valdanosi është çështje politike, dhe se pa vullnet politik toka nuk do u kthehet pronarëve të mëparshëm. Se nuk ka vullnet politik na e ka konfirmuar disa herë Presidenti aktual i Malit të Zi Gjukanoviq, i cili kur vizitojnë komunën e Ulqinit në tetor të vitit 2016 publikisht tha se për të problemi i Valdanosit është problematikë e kryer dhe se duhet t’i jepet një kompanie private për të menaxhuar dhe përfituar. Sot, pas dy vitesh, na  bëhet e ditur se për kend paska menduar.

Teza jonë se kjo qeveri nuk do të kthej ullishtën pronarëve të mëparshëm vërtetohet nga marrëveshjet e panumërta dhe anekset në mes të Forcës dhe PDS-së, të cilat janë shkelur pa asnjë përgjegjësi, sepse më të rëndësishme janë karriga dhe interesat personale se interesat e përgjithshme të komunës së Ulqinit dhe qytetarët e saj, këtë e verteton vet deklarata e Gjukanoviqit që e dha  në kabinetin e kryetarit Cungu.

Prandaj, ne kërkojmë që qeverisja lokale ta kundërshtojë fuqishëm këtë kërkesë, dhe në qoftë se duhet të diskutojmë dhe në Kuvendin komunal në mënyrë që të japin përgjigje të fortë dhe të qartë për këtë devastim, i cili nuk është aspak në interes të qytetarëve.