Komuna e Ulqinit nga pagesat e shërbimeve komunale mund të përfitonte rreth 100 milion euro?

Komuna-UlqinPartia Socialiste Popullore (SNP), këshilli komunal i Ulqinit ka dalur me një deklaratë reth gjendjes aktuale në komunën e Ulqinit. Në deklaratën e tyre për media ata shprehin pakënaqësitë e tyre me mënyrën se si është duke u qeverisur komuna e Ulqinit.

Sipas tyre, gjendja në ndërmarrjet publike lokale është çdo ditë edhe më e keqe  edhe përkundër asaj që Komuna ka marrë kredinë prej 1,2 milion euro.

Për shkak të punësime partiake dhe të menaxhimit të paaftë, ata përmendin shembullin e ndërmarrjes  “Ujësjellësit dhe Kanalizimi”, e cila nuk është në gjendje të marrë tashmë kredi e dakorduar me bankën gjermane KFW, e cila është e domosdoshme për qytetin dhe qytetaret.

Ata poashtu kanë përmendur  edhe deklaratën e kryetarit të komunës për media se në Ulqin ka 5 deri në 7 mijë ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Lidhur me këtë ata përmendin faktin se pagesat nga shërbimet komunale praktikisht në Ulqinit nuk ekziston të cilat do ishin burim për zgjedhjen e problemeve të shumta.
”Sipas disa të dhënave Komuna e Ulqinit nga pagesat për shërbimet komunale mund të përfitonte rreth 100 milion euro dhe me atë do të bëhej e mundur nisja e zgjedhjes  të gjitha problemeve komunale”, deklarojnë nga SNP.