Masat perventive të domosdoshme  kundër zjarreve

Në takimin e inicuar nga nënkryetarja  e Komunës H. Gjoni edhe njëherë u fol për angazhimin e të gjitha strukturave në fikjen e zjarri që goditi më 26 shtator ullishtën e Ulqinit. Në këtë takim u fol për për funksionimin e  shtabit të emergjencës  gjatë tërë atyre ditëve dhe për  masat që duhet  ndërmarrë komuna që të jetë sa më e përgatitur në raste të tilla apo të ngjashme me këtë, mësohet nga Komuna e Ulqinit, trasnmeton Ulqini Online.

Ishte konstatim i përgjithshëm se  sejcili  subjekt  qoftë i nivelit  shtetëror, komunal, Ndërmarrje Publike apo qytetarë,  ka dhënë ndihmesë të pakursyer në fikjen e zjarrit.  Analizat detale që do të pasojnë nga subjektet përkatës, respektivisht konkluzat e tyre, duhet të inkorporohen në dokumentet  e komunës sic janë Planet e Akcionit dhe dokumetet  e tjerë dhe të shërbejnë për të ardhmen në situata të tilla.

Shërbimeve përkatëse u mbetet që të vlerësojnë dëmet  të cilat padyshim janë të mëdha.  Rëndësi e vecantë sipas  diskutuesve   duhet kushtuar gjithnjë masave  perventive, por sic u tha edhe me këtë rast  koordinimi i mirë i  përbashkët  dhe në kohë jep rezultate. Në takim nuk munguan falenderime për skuadrën tonë të zjarrfikësave, për kolegët e tyre, për pjestarët e Ushtrisë, Drejtorinë e sigurisë detare, asaj  për situata të jashtëzakonshme, policisë  së Ulqinit  dhe sherbimeve të ndryshme komunale.

Falenderim iu dha dhe mjeteve të informimit për  raportim rreth ngjarjes