Shiu fiku zjarrin por familja Mollabeqiri mbeti pa ullishten e tyre

Ullishta e djegur ne Ulqin

Zjarri i cili kishte shpërthyer në Bashbylyk  para një jave më në fund u fik në tërësi falë shiut që ra në Ulqin ditëve të fundit.

Numri i ullinjëve të shkrumuar mund të jetë mbi 1000, gjë që ka shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur egzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra, shkruan Ulqini Online.

Një ndër këta familje e cila pësoi shumë dhe mbeti pa ullishten e tyre është ajo Mollabeqiri. Familja Mollabeqiri e kryefamiljari i saj Tino Mollabeqiri një ndër të ardhurat kryesore me anë të cilës mirëmbanin familjen ka qenë pikërisht ullishta e tyre. Vreri dhe pezmi për humbjen e dashurisë së tyre por jo vetem është i madh sa që nuk përshkurhet me fjalë. Në të gjithë këtë fatkeqësi ka pasur edhe shumë lot nga anëtaret e familjes Mollabeqiri.

Ulqini dhe ulqinakët kanë traditë dhe dashurojnë detin dhe ullinjtë por kohëve të fundit edhe këto të paprekshme sikur kanë filluar të ju marrin. Deti dhe ulliri është shtëpia e ulqinakëve nga ku më tutje nuk kanë se ku mund të menjanohen.

Qytetarët e Ulqinit si rrallëherë më parë janë solidarizuar njëri me tjetrin në një ndër fatkeqsitë më të madhe që mund ti ndodh këtij qyteti.