Futboll: Otrant humb edhe në Ulqin, shikuesit kërkojnë shkarkimin e trajnerit

Futbollistët e „Otrant Olimpikut“ pësuan humbje në xhiron e X-të të Ligës së dytë futbollisitke të Malit të Zi  në fushë të vet nga „Deçiqi“ i Tuzit me rezultatin 1:2.

 

Edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh, kjo nuk mjaftoi pasi mysafirët e përmbysen rezultatin në favor të tyre duke i shkaktuar Otrantit humbjen e parë në fushën e vet.

 

Edhe në këtë lojë Otrant nuk pati lojë dhe ishin të dobët në të gjitha drejtimet. Pas kësaj humbje ekipi nga ga Ulqini rrezikon seriozisht mbijetesën në këtë rang të garës.

 

Gjatë lojës por dhe në fund të saj një pjesë e tifozëve të Otrantit kërkonin shkarkimin e trajnerit të cilin e shënjestronin si përgjegjës kryesor për lojën e dobtë të ekipit nga Ulqini.