Sukses Taekwondo Ulqini në Kosovë

Turneu në Taekwondo Theranda open 2018 në Suharekë – Kosovë

Trofeu  i 18-të për klubin e Taekwondo-së Ulqini. Gjatë kësaj fundjave në qytetin e Suharekës u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin e Taekwondo-së Theranda open. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 18 garues. Në këtë aktivitet sportiv klubi i Taekwondo-së nga qyteti i Ulqinit pati këtë suksesë.
🥇 9-të medalje të arta.
🥈 7-të medalje të argjendit.
🥉 2 medalje të bronzit.
dhe tre kupa.

Në rënditjen e përgjithëshme ekipi i Taekwondo-së Ulqini u rendit i pari duke fituar kupën e vendit të parë, kështu mësoeht nga prof. Fikret Dushku, trajner i klubit.

Amra Dushku u shpall kadetja më e suksesshme e turneu si dhe Amar Bakalli u shpall garuesi më i suksesshëm në kategorinë children 2.

Falenderojmë organizatorin për mikëpritje respekt për ju z. Valmir Fetiu. Poashtu falenderojmë prindërit e garuesve si dhe sponsorët të cilët na e lehtësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet të radhës për klubin e Taekwondo-së Ulqini.