Klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton dy  trofe në turneun internacional në Budva

Gjatë këtij vikendi në Budva u mbajtë Turneu internacional MontenegroStars Trophy. Në këtë aktivitet sportiv klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 36 garues në të dy diciplinat. Në diciplinën e garimit u parqit me 24 garues, ndërsa në diciplinën e formave morën pjesë 21 garues.
Rezultati për garuesit e Ulqinit është: Në diciplinën e garimit medalje të arta fituan 11 garues, 9 të argjendit dhe 3 të bronzit. Në diciplinën e formave 12 garues fituan medaljet të arta, 5 të argjendit dhe 3 të bronzit.
Në rënditjet e përgjithëshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fitoi dy trofe, vendi i parë në diciplinën e formave dhe poashtu vendi i parë  në diciplinën e garimit kategoria kadet të rinjë.
Garuesit më të suksesshëm të turneut u shpallen Arta Ismailaga kadetja më e mirë, Dion Mustafa Juniori më i mirë dhe Medina Kanaqeviq seniorja më e mirë.
Me medalje në diciplinën e garimit u shpërblyen këto garues.
🥇 Bledar Kasmi, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Merisa Malokraja, Sara Kraja, Besart Kuqi, Amra Dushku, Albjon Hykaj, Dion Mustafa, Medina Kanaqeviq, Amella Nuti.
🥈 Amar Bakalli, Hadi Resulbegu, Mervana Mucaj, Mersida Demiri, Isuf Gjenciq, Abdullah Dervishi, Vesa Dervishi, Amrudin Hoxhiq, Fiona Kraja.
🥉 Enis Kurti, Amell Nuti, Hakush Fici.

Në diciplinën e Formave medaljet i fituan këto garues.
🥇 Hadi Resulbegu, Enes Dushku, Hana Tivari, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Vesa Dervishi, Amra Dushku, Amrudin Hoxhiq, Dion Mustafa, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Medina Kanaqeviq.
🥈 Bledar Kasmi, Ardit Dervishi, Sara Dervishi, Arta Ismailaga, Edina Kraja.
🥉 Mehrudin Mucaj, Amell Nuti, Hava Malokraja.

Falenderojmë prindërit për përkrahjen dhe përkushtimin ndaj klubit tonë.

info: Fikret Dushku, prof.